Sqarim lidhur me postimin e LVV-së që përmend raportin e hibrid.info
Gjetjet e raportit mujor mbi gjendjen e çrregullimit informativ, janë keqpërdorur sërish, duke u nxjerrë nga konteksti. Edhe njëherë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, duke e përdorur njërën nga gjetjet e raportit, që rëndit kryeministrin Albin Kurti si figurën politike më të përfolur në përmbajtjet e pasakta, ka bërë një postim duke e politizuar atë. […]