info@hibrid.info

Videot politike të gjeneruara me inteligjencë artificiale në prag të zgjedhjeve në Kosovë

Shkroi: Festim Rizanaj Me afrimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025, është vënë re një rritje shqetësuese e videove dhe imazheve të gjeneruara me inteligjencë artificiale që përmbajnë narrative politike të manipuluara. Ky fenomen nuk është thjesht një rast i izoluar i keqinformimit; ai tregon përdorimin e teknologjisë së avancuar për të […]

Pretendim pa fakte për fitoren e Përparim Ramës në balotazh me matje të pakonfirmuara

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një fotografi ku shihen pranë njëri tjetrit Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Përparim Rama, kryetar i Prishtinës dhe kandidat edhe për një mandat, me mbishkrimin “Sipas matjeve të fundit LDK e Përparim Rama Pritet të fitoj bindëshem në Prishtinë me mbi 60% te votave!” Kjo përmbajtje […]

Rishikimi i javës: Përmbajtje e paverifikuar mbi rritjen e pagës minimale, raportime të pasakta për çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe teori konspirative në mediat serbe se Kurti po përgatitet për luftë

Përgatiti: Festim Rizanaj Gjatë javës (27 tetor – 2 nëntor 2025), mediat dhe rrjetet sociale në Kosovë u karakterizuan nga një prani e theksuar e keqinformimeve, ku mbizotëruan gabimet dhe përmbajtjet e paverifikuara. Në media dhe rrjete sociale në Kosovë u bënë burim i përhapjes së gabimeve faktike dhe interpretimeve të pasakta. Portali “kosovapress.com” publikoi […]

Pretendohet rrejshëm për sondazh për kryetar të Prizrenit nga “një kompani prestigjioze amerikane”

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar në Facebook një fotografi që pretendohet se i shfaq të dhënat e një sondazhi për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. “Sondazhi i fundit per komunen e Prizrenit i bere nga kompania prestigjoze Amerikane – UGBA”, shkruan në pretendimin e publikuar nga faqja “Shadervani” më 30 shtator. […]

Deklarata e Gërvallës për 435 mijë vende aktive pune nuk përputhet me të dhënat e ASK-së

Shkroi: Etrit Rexhepi Donika Gërvalla, zëvendës kryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, ka thënë se në Kosovë janë “435 mijë vende aktive të punës, pra rritje 22% nga viti 2021, ku kanë qenë 350 mijë”. Këtë deklaratë Gërvalla e ka dhënë më 25 gusht, në një intervistë në emisionin “Pressing” që transmetohet […]

Nuk argumentohet pretendimi se “OKB në Kosovë kërkon të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë e Kosovës”

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një artikulli të publikuar në portalin informativ “klankosova.tv” pretendohet se “Koordinatorja e OKB-së në Kosovë kërkon të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti”. Ky pretendim u bë mbrëmë (2 qershor) në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, nga autori i këtij emisioni, Adriatik Kelmendi. “Sot kanë marrë agjencitë e UN-it letër […]

Fotografia nuk paraqet tank shqiptar në Defender Europe 2025, është tank rus i vitit 2015

Shkroi: Fatbardh Dema Është publikuar një fotografi ku shihet një tank, e shoqëruar me mbishkrimin: “Ushtria e fuqishme e Shqipërisë në Europe Defender 2025”. Ky postim u publikuar me 31 maj në X (ish-Twitter) nga llogaria në gjuhën shqipe “Brerore”. E vërteta? Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se tanku është […]