info@hibrid.info

Pretendimi i pasaktë mbi përqindjen e kosovarëve të punësuar në sistemin shëndetësor në Gjermani

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull i titulluar “Mbi 50 % e stafit shëndetësor nga Kosova punon në Gjermani”. Kjo përmbajtje me këtë titull është publikuar të hënën (3 nëntor) nga mediumi online “gazetaexpress.com”. Çka nuk shkon me këtë titull? Formulimi i titullit në këtë mënyrë nënkupton se më shumë se gjysma fuqisë punëtore të […]

Nga X në Telegram e “Pravda”: Shpërndarja e përmbajtjeve të rreme kundër shqiptarëve

Shkroi: Fatbardh Dema Në platformën X (ish-Twitter), llogaritë “VukFeNix” dhe “MarioZNA” publikojnë shpesh përmbajtje vizuele të ngjarjeve të ndryshme, me pretendime të rreme se autorët e shumë veprave penale të kryera në vende të ndryshme të Evropës i përkasin kombësisë shqiptare. Hibrid.info ka trajtuar përmbajtjet e publikuara nga llogaria “VukFeNix”, e cila paraqet raste të […]

Nuk janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër–Kosovë

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohen artikuj që pretendojnë se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e futbollit mes Zvicrës dhe Kosovës, që do të zhvillohet të premten nga ora 20:45 në “St. Jakob Park” në Basel, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror. Përmbajtjet me këtë pretendim janë publikuar të enjten (4 shtator) nga disa […]

Pretendohet rrejshëm se pamjet paraqesin arrestimin e një shqiptari në SHBA

Shkroi: Fatbardh Dema Është publikuar një video-material që shfaq momentin kur zyrtarë të Zbatimit të Ligjit për Imigracionin dhe Doganat në SHBA (ICE), arrestojnë një person. Ky video-material u publikua më 2 gusht nga llogaria me emrin “VukFeNix” me pretendimin se i arrestuari është një person i kombësisë shqiptare dhe se i njëjti ka të kaluar kriminale. […]

Email mashtrues për një faturë në emër të kompanisë “McAfee”

Shkroi: Etrit Rexhepi Është hasur një adresë elektronike (email), ku marrësit i është dërguar një faturë nga “McAfee”, kompani amerikane që ofron programe sigurie kompjuterike (shih këtu). Ky mesazh elektronik është dërguar në gjuhën angleze nga adresa mftvxz5456@gmail.com dhe përmban një dokument PDF të bashkëngjitur, ku mund të shikohet për më shumë informata. Por, çka […]

Nuk ka konfirmim për pajisjen e FSK-së me automjete BMC ALTUG nga Turqia

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një video-material ku shihen automjete ushtarake, për të cilat pretendohet se Turqia po ia dhuron Kosovës. Përmbajtja është publikuar të martën (3 qershor) në TikTok nga një llogari me emrin “forca.kosovesfsk”. Cila është e vërteta? Hibrid.info nuk ka gjetur informacione zyrtare se Kosova do të pajiset me automjetet të cilat shfaqen […]

Mashtrim për punësim me kohë të pjesshme në emër të Alibaba Group

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një fotografi që paraqet një mundësi për punësim me kohë të pjesshme, ku tregohen kushtet dhe përfitimet. Kjo përmbajtje, që mban logon e kompanisë së shitje elektronike “Alibaba Group”, është publikuar si e sponsorizuar, nga një faqe në Facebook me emrin “Amy Allen”. Por, cila është e vërteta? Hibrid.info ka gjetur […]

Mediumi serb konspiron se sulmi në Postën e Kosovës në Zveçan është një operacion sekret i Kurtit

Shkroi: Festim Rizanaj Sipas një artikulli të publikuar më 3 prill nga e përditshmja në gjuhën serbe “Politika.rs”, me titullin “Operacioni sekret i Kurtit para postës në Zveçan”, pretendohet se sulmi me bombë ndaj zyrës postare në Zveçan ishte pjesë e një operacioni të organizuar nga institucionet e Prishtinës, me ndihmën e një shërbimi inteligjent […]

Jo, PDK nuk ka kundërshtuar marrëveshjen ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një fotografi e Vlora Çitakut, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me mbishkrimin që pretendon se ky subjekt politik ka kundërshtuar marrëveshjen ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë, duke e konsideruar si të padobishme nëse Serbia nuk është pjesë e saj. Kjo përmbajtje me këtë pretendim është publikuar (23 mars) në Facebook, […]