info@hibrid.info

PDK nuk ka kërkuar ndaljen e shtesave për lehonat dhe as dërgimin e vendimit në gjykatë

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh ku shfaqet Eliza Hoxha, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me mbishkrimin që pretendon se ajo e ka vlerësuar si të kundërligjshëm vendimin e 5 qershorit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e shtesave për lehonat. Kjo fotografi është publikuar (5 […]

Jo, valëvitja e flamurit të Kosovës në publik nuk bie ndesh me rregullat në Eurovizion

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohen përmbajtje me pretendimin se organizatorët e Eurovision-it kanë shkelur rregullat e tyre duke lejuar që gjatë transmetimit të festivalit të shfaqet flamuri i Kosovës, ndonëse ishte rreptësisht i ndaluar sipas rregullave të reja të EBU-së. Raportime me këtë pretendim janë publikuar sot (14 maj) nga mediat në gjuhën serbe si “b92.net” […]

Pretendohet njëanshëm dhe para kohe se LVV-ja gënjeu për rrugën Prizren-Tetovë

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull i titulluar “VV-ja gënjeu keq për rrugën Prizren-Tetovë”. Kjo përmbajtje është publikuar dje (13 maj) nga mediumi online “Nacionale.com”. Çka nuk shkon me përmbajtjen? Hibrid.info ka vërejtur se përfundimi i paraqitur në titull është mbështetur në një burim të vetëm. I njëjti artikull është publikuar edhe në mediumin […]

Narrativat konspirative serbe lidhur me mbylljen e ndërmarrjes paralele të ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut

Shkroi: Festim Rizanaj Më 13 maj u bë e ditur se në Mitrovicën e Veriut është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit, një vendim që, sipas ministres në detyrë të Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, përfaqëson një hap konkret drejt sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të shërbimeve publike nga institucionet e Republikës së Kosovës. Megjithatë, pas […]

Pretendohet pa fakte se shqiptarët dëmtuan varrezat ortodokse serbe në Rahovec

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi të publikuar në X (ish-Twitter) pretendohet se të premten (9 maj), shqiptarët dëmtuan dhe përdhosën varrezat ortodokse serbe në Rahovec. Ky pretendim u publikua nga llogaria “Serbian Spirit” me datë 13 maj. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se kjo llogari nuk ofron asnjë fakt […]

Narrativa konspiracioniste e zyrtarëve serbë se Albin Kurti tentoi t’i ndalonte serbët nga Kosova të arrijnë në tubimin në Beograd

Shkroi: Festim Rizanaj Më 11 prill ishte nisur në Beograd tubimi treditor “Ne nuk heqim dorë nga Serbia”, i thirrur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe i mbështetur nga përkrahësit e pushtetit. Tubimi u thirrë në kulmin e protestave studentore që prej disa muajsh kishin vazhduar në Serbi. Në mëngjesin e 12 prillit u raportua […]

Jo, Siria nuk e ka njohur Kosovën

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një fotografi ku shihen Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës dhe Ahmed al Sharaa, president i Sirisë, me mbishkrimin që pretendon se ky shtet ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ky imazh me këtë pretendim është publikuar (12 prill) në TikTok nga një llogari me emrin, “ballkankosova.net2”. A qëndron pretendimi? Hibrid.info ka […]

Rishikimi i javës: Dezinformata dhe lajme të rreme në media sociale, oferta mashtruese për kredi në Facebook

Përgatiti: Festim Rizanaj Gjatë monitorimit të mediave dhe platformave sociale në javën e kaluar, kategoria dominuese e keqinformimit ka qenë dezinformata. Dezinformatat janë publikuar kryesisht në Facebook, ku janë shpërndarë pretendime të rreme dhe të manipuluara që lidhen me zhvillime politike dhe konflikte ndërkombëtare. Një postim i rremë pretendonte se një dorë e gjetur nën […]

Në titull nuk sqarohet se bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull i titulluar, “Disa nxënës bojkotojnë mësimin, kërkojnë të shkurtohen orët mësimore gjatë Ramazanit”. Ky lajm është publikuar sot (14 mars) në portalin e “Radio Televizionit 21”. Çka nuk është në rregull me artikullin? Hibrid.info ka gjetur se në këtë titull nuk është qartësuar vendndodhja e kësaj ngjarje. Artikulli është […]

S’ka pasur deklarata prej zyrtarëve të NATO-s se Kosova do të futet në BE më shpejt se Shqipëria

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet një publikimi në median sociale TikTok është pretenduar se “komandanti i NATO-s ka deklaruar se Kosova do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian më shpejt se Shqipëria”. Mbishkrimi me këtë pretendim i është vendosur një fotografie nga takimi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark […]