info@hibrid.info

Publikohet artikull i njëanshëm, rikthehet një rast i vjetër në kontekst zgjedhor

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet një artikulli është rikthyer një çështje e një viti më herët, në lidhje me punësimin e djalit të policit të vrarë në Banjskë, Afrim Bunjaku, në një ndërmarrje lokale në Vushtrri. Ngjarja është rikthyer në një kontekst të ri, që ndërlidh rastin me zgjedhjet lokale në Komunën e Vushtrrisë. “Ish-ushtari i […]

Deklarata e Ilir Dedës keqinterpretohet në titull si konfirmim i bisedimeve Kurti–LDK

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull i titulluar “Zhvillime dramatike/ Kurti në bisedime me LDK-në për formimin e Qeverisë së re”. Përmbajtja me këtë titull është publikuar të mërkurën (22 tetor) nga portali “GazetaImazhi.com”. Çka nuk shkon me titullin? Informacioni në titull nuk reflekton saktësisht përmbajtjen reale të artikullit. Përderisa titulli është “Zhvillime dramatike/ Kurti […]

Publikohet sondazh i rremë mbi kandidatët për kryetar të Gjakovës

Shkroi: Fatbardh Dema Në median sociale Facebook u postua një përmbajtje me pretendimin se është realizuar një sondazh nga instituti për matjen e opinionit publik “SDSG” për kandidatët për kryetar të komunës së Gjakovës. Në këtë postim të publikuar nga faqja “Universal” thuhet se sondazhi paraqet Ardian Gjinin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) […]

Kurti nuk ka thënë se Palestina është tokë izraelite dhe se Kosova nuk do ta njohë kurrë

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një fotografi që paraqet një artikull informativ që pretendon se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar: “Palestina është tokë izraelite – Kosova nuk do ta njohë kurrë!” Kjo përmbajtje është publikuar të hënën (22 shtator) në TikTok nga një llogari me emrin “karlmartineli”. Cila është e vërteta? Hibrid.info ka gjetur […]

Nuk ka të vdekur e as të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Serbi

Shkroi: Etrit Rexhepi Janë publikuar artikuj ku pretendohet për një aksident të rëndë të një autobusi nga Kosova në Serbi, nga i cili thuhet se një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime. Pretendimi është publikuar të mërkurën (23 korrik) nga mediat online si: ”dukagjini.com”, “zëri.info”, “Lapsi info”, “botapress.info”, “drenicapress.org” dhe […]

Deklarata e një burimi të vetëm paraqitet si fakt për numrin e viktimave në vendin e punës

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull i titulluar “Alarmante/ 17 vde*kje në vendin e punës këtë vit”. Përmbajtja me këtë titull është publikuar të hënën (21 korrik), nga mediumi online “frontonline.net”. Çka nuk shkon me pretendimin? Hibrid.info ka gjetur se pretendimi i paraqitur në titull si fakt i kryer, ka ardhur duke iu referuar […]

Pretendim i rremë se shqiptarët janë përfshirë në trazirat në Francë

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një video-material që shfaq të momentit të trazirave në një festival muzike në Francë. Videoja është publikuar më 23 qershor në platformën “X” nga llogaria “vukfenix”, me pretendimin se pamjet tregojnë një festival muzike të organizuar nga emigrantët shqiptarë, duke aluduar se kaosi është shkaktuar nga shqiptarët. Cila është e vërteta? […]

Imazhi që pretendon të tregojë Tel Avivin pas sulmeve, i gjeneruar me inteligjencë artificiale

Shkroi: Festim Rizanaj Të dielën (22 qershor), faqja “KosovaLajm.net” në Facebook publikoi një përmbajtje ku pretendohej se pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore, Irani ka refuzuar negociatat dhe ka paralajmëruar pasoja të rënda, ndërkohë që SHBA-të, BE-ja dhe liderët botërorë kërkojnë qetësi dhe zgjidhje diplomatike. Kjo përmbajtje ishte ilustruar me një fotografi që […]

Videoja ku Trump kërcënon Serbinë është e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një video-material në të cilin shfaqet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA-së), Donald Trump, duke bërë një deklaratë kërcënuese ndaj Serbisë. Kjo përmbajtje është publikuar dje (22 qershor) nga një llogari në TikTok me emrin “azempajaziti”. Cila është e vërteta? Hibrid.info ka gjetur se ky material është gjeneruar […]