info@hibrid.info

Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në diasporë

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh që shfaq rezultate të pretenduara të matjes së opinionit publik, sa i përket mbështetjes që kanë subjektet politike nga Kosova në diasporë. Kjo përmbajtje është publikuar të martën (22 dhjetor) në Facebook nga një faqe me emrin “Shadervani” dhe të mërkurën (24 dhjetor) në TikTok nga një llogari […]

Imazhet që kinse paraqesin fabrikën e municioneve dhe dronëve në Kosovë, të gjeneruara me IA

Shkroi: Fatbardh Dema Në grupin “DIASPORA me ALBININ” në Facebook, të hënën (22 dhjetor) u publikua një postim që përmban dy imazhe, ndërsa në përshkrim pretendohet se pamjet paraqesin fabrikën e municioneve dhe të prodhimit të dronëve luftarakë. “Fabrik Munocjonesh + Prodhim të Dronëve Luftarak … ehhh te Lumt ALBIN KURTI”, shkruan në përshkrimin e […]

Pretendim i rremë se Rifat Jashari ka kërkuar të mbështetet Albin Kurti

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh ku shfaqet Rifat Jashari, vëllai i Adem Jasharit, komandantit dhe themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me mbishkrimin që paraqet një deklarim të tij, nëpërmjet të cilit pretendohet se ai kërkon mbështetje për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Kjo përmbajtje është publikuar të hënën (22 dhjetor) nga një […]

Vuçiqit i mbivendoset imazhi i Kurtit për të manipuluar foton nga takimi me Radoiçiqin

Shkroi: Fatbardh Dema Në median sociale Facebook u publikua një imazh në mbishkrimin e së cilës shkruan “Lajmi i Fundit :Dalin fotot e Kurtit me Millan Radojenqiqin”. Postimi u publikua nga llogaria me emrin “Haki Sadri Rugova”. Në këtë imazh paraqitet kryeministri në detyrë Albin Kurti afër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, njëherësh person i shpallur […]

Video me inteligjencë artificiale me pretendimin për ardhjen e mërgimtarëve më 28 dhjetor për të votuar Albin Kurtin

Shkroi: Festim Rizanaj Më 23 dhe 24 nëntor, dy faqe në Facebook publikuan video ku shfaqej një person me mikrofon që pyeste qytetarët mërgimtarë nëse do të vijnë dhe të votojnë më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Në videot, disa qytetarë dukeshin duke deklaruar se do të votojnë për Albin Kurtin. […]

Rishikimi i javës: dezinformata dhe lajme të rreme në shqip për zgjedhjet, teori konspirative nga mediat serbe për konflikt

Përgatiti: Festim Rizanaj Gjatë periudhës 17–23 nëntor 2025, në mediat dhe rrjetet sociale në Kosovë u vërejt një rritje e dukshme e përmbajtjeve keqinformuese, ku sidomos lajmet e rreme dukeshin se po merrnin pjesën më të madhe të vëmendjes publike. Në kategorinë e lajmeve të rreme, përmbajtjet u përhapën kryesisht në Facebook dhe TikTok, duke […]

Pretendim i gabuar se një tifoz i “Arpagjikëve” u dënua me 10 vjet burgim në Mal të Zi

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet titujve në artikuj mediatikë, është pretenduar se një pjesëtar i tifogrupit “Arpagjikt” nga Prizreni është dënuar me 10 vjet burgim në Mal të Zi, pasi ka pranuar se ka shkruar grafitin UÇK në disa shtëpi. Pretendimi me titull “Dënohet me 10 vite burg një nga tifozët e Bashkimit që u ndalua […]

Pretendim pa fakte se Ambasadori gjerman Rohde u shkarkua

Shkroi: Fatbardh Dema Në një artikull të publikuar nga faqja “Gunpowder Chronicles” (arkivuar) është ngritur pretendim i pabazuar se Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, është shkarkuar nga pozita e tij. Autorët e artikullit të platformës Gunpowder Chronicles që, në bazë të seksionit “rreth nesh” të faqes quhet si pronësi e “VX media”, pretendimin e ngritur nuk […]