info@hibrid.info

Pa asnjë burim kredibil, në media sociale qarkullon një “sondazh” për partitë politike

Shkroi: Fatbardh Dema Në disa formate të ndryshme është publikuar në media sociale një grafikon që pretendon se paraqet sondazh për partitë politike në Kosovë, para zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit. I publikuar si video dhe fotografi në TikTok e Facebook, por edhe si komente në postime të ndryshme, pretendimi është se në nëntor është […]

Rubin nuk ka thënë se është paguar nga Thaçi që të lobojë për ndarjen e Kosovës

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një fotografi me mbishkrimin që pretendon se James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, duke u përgjigjur në pyetje të prokurorisë, gjatë dëshmisë në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, ka pranuar se ka marrë 52 mijë dollarë në muaj, për dy vjet rresht, gjatë […]

Pretendim i rremë se raporti i SHBA-së e quan Qeverinë Kurti “më të korruptuarën në histori”

Shkroi: Fatbardh Dema “Raporti i SHBA: Qeveria Kurti më e korruptuara në histori të Kosovës”, është mbishkrimi që llogaria “newsilir” në TikTok ia ka vënë një përmbajtjeje të publikuar më 26 nëntor. Në pamjet e publikuara shihet kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i prangosur në gjykatë. Videoja 22-sekondëshe shoqërohet në disa sekuenca edhe me logo […]

Kalimi i mundshëm i Bashës në post ministror nuk nënkupton shkarkim si kryeparlamentar

Shkroi: Fatbardh Dema Është pretenduar se mandatari për kryeministër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka tentuar shkarkimin e Dimal Bashës nga posti i kryetarit të Kuvendit. Pretendimi u publikua nga agjencia e lajmeve “kosovapress.com” të dielën (26 tetor). Pretendimi në titull dhe në krye të lajmit u bë me arsyetimin se Kurti e ka […]

Rishikimi i javës: Keqinformata lidhur me zgjedhjet lokale, mashtrim me inteligjencë artificiale

Përgatiti: Festim Rizanaj Gjatë periudhës 20–26 tetor 2025, hapësira mediatike dhe rrjetet sociale në Kosovë janë përfshirë nga një sërë formash të keqinformimit, që nga lajmet e rreme e deri te manipulimet e fakteve dhe raportimet e njëanshme. Përmbajtje të tilla janë publikuar kryesisht në portale si GazetaImazhi.com, GazetaKosova.net, Lajmi.net, Veriu.info, dhe Reporteri.net, si dhe […]

Raportohet pa fakte se Kosova nuk pati ftesë dhe nuk mori pjesë në takim me Grenellin

Shkroi: Fatbardh Dema Është raportuar se Kosova ka mbetur jashtë një takimi të të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, me udhëheqësit ballkanikë, në New York. Mediumi “botasot.info” ka publikuar të premten (26 shtator) një artikull me titull “Grenell mbledh udhëheqësit ballkanikë në SHBA – Kosova jashtë tryezës, Shqipëria […]

Loja shpërblyese e faqes ‘Autowelt’ në Facebook është mashtrim

Shkroi: Fatbardh Dema Një faqe në Facebook me emrin “Autowelt” përmes një postimi të publikuar të martën (26 gusht) pretendon se po i dhuron dy vetura të markës Volkswagen. Për të marrë pjesë në këtë lojë të supozuar shpërblyese, përdoruesve u kërkohet të shkruajnë në komente fjalën “@highlight”. Sipas postimit, nëse kjo fjalë shfaqet me […]

Titulli nuk e sqaron se Trump foli për “luftë ekonomike”

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull i titulluar: “Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes, shpallim luftë”. Përmbajtja me këtë titull është publikuar të mërkurën (27 gusht) nga mediumi online “Paparaci.com”. Por çka nuk shkon me titullin? Hibrid.info ka vërejtur se titulli në këtë rast është përgjithësues. Në brendësi të lajmit njoftohet se […]

Hekuran Murati pretendon pa asnjë fakt se Hibrid.info përmes një artikulli ia shtrembëron deklaratën dhe shfaq anim politik

Shkroi: Etrit Rexhepi Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, të enjten (26 qershor), përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka reaguar ndaj artikullit të publikuar nga hibrid.info, me titull “Deklarata e ministrit Murati se opozita refuzoi votimin e marrëveshjes për kredinë 90 milionë euro nuk është plotësisht e saktë”. Në […]

Sqarim lidhur me reagimin e ministrit në detyrë Hekuran Murati ndaj artikullit të publikuar nga Hibrid.info

Më 26 qershor 2025, Hibrid.info publikoi një artikull të verifikimit të fakteve me titull “Deklarata e ministrit Murati se opozita refuzoi votimin e marrëveshjes për kredinë 90 milionë euro nuk është plotësisht e saktë”. Në të njëjtën ditë, ministri në detyrë i Financave, z. Hekuran Murati, reagoi përmes një postimi në Facebook me titullin “Kur […]