Të fundit | Si po përdoret figura e Rifat Jasharit për të prodhuar keqinformata Të fundit | Një deklaratë e sajuar paraqitet si e Kurtit Të fundit | Rishikimi i javës: Fotografi e manipuluar me IA që paraqiste rrejshëm Llugi… Të fundit | Ibri dhe Ujmani si instrument i luftës hibride Të fundit | Si mediat serbe po ndërtojnë narrativa të paqena rreth filmit “Dua” Të fundit | Pretendohet pa fakte se Kurti ka dy emra jopartiakë për president Të fundit | Renditja e Shqipërisë në NCSI nuk nënkupton se vendi është i pari në botë p… Të fundit | Manipulohet përmes nxjerrjes nga konteksti deklarata e Kurtit për Gjykatën… Të fundit | Imazhi që pretendon një takim mes Time Kadrijajt dhe Skender Llugiqit është… Të fundit | Narrativat serbe pas optimizimit gradual të KFOR-it tek ura e Ibrit dhe man…
[ ARTIKULLI ]

Ahmed al-Sharaa, lideri i ri sirian nuk ka thënë se gjyshi i tij ka prejardhje shqiptare

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje që pretendon se Ahmed al-Sharaa, lideri i ri i Sirisë, ka deklaruar se gjyshi i tij është me prejardhje shqiptare dhe vjen nga Kosova.

Përmbajtja e pretenduar është publikuar me 19 dhjetor në TikTok nga llogaria me emrin “pograddeccii”.

Çka gjeti hibrid.info?

Hulumtimi i hibrid.info nuk e konfirmon pretendimin në fjalë.


Hibrid.info së pari ka hulumtuar në gjuhën shqipe përmes makinës së kërkimit, “Google”, për të gjetur në rast se deklarimi për prejardhjen shqiptare ka ardhur nga vet al-Sharaa, por rezultatet e kërkimit nuk vërtetojnë diçka të tillë.

Edhe kërkimi në gjuhën angleze, nuk e dëshmon pretendimin.

Hibrid.info ka hulumtuar për prejardhjen e udhëheqësit defakto të Sirisë, ku në bazë të asaj që është gjetur, deri te stërgjyshi i tij, nuk e vërteton origjinën shqiptare të familjes së liderit të ri sirian.


Analiza:

Pretendimi se Ahmed al-Sharaa, lideri i ri sirian, ka deklaruar se gjyshi i tij është me prejardhje shqiptare dhe vjen nga Kosova, është i pasaktë.

Udhëheqësi sirian nuk ka deklaruar një gjë të tillë dhe faktet e gjetura nuk e vërtetojnë pretendimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere