info@hibrid.info

Haradinaj nuk ka thënë se “ka gënjyer në lidhje me liberalizimin e vizave”

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull me pretendim se Ramush Haradinaj ka kërkuar falje për mosliberalizimin e vizave, dhe gjoja se ai ka thënë se ka gënjyer lidhje me këtë çështje. Hibrid.info pas kontrollit të fakteve, ka vërtetuar se ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, të cilat, përveç […]

Nuk qartësohet përmes titullit se në cilin vend ka ndodhur infektimi i punonjësve shëndetësorë

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “Edhe pse të vaksinuar, 350 punonjës shëndetësorë infektohen me COVID-19”. Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka vërejtur se titulli i këtij artikulli është përgjithësues. Ndërsa, lajmi ka të bëjë veçanërisht me shtetin e Indisë. Duke e ditur se portali “botasot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se […]

Titulli “Zvicra ka nevojë për 134 000 punëtorë të rinj, APLIKO TANI!” është i rremë dhe me tendencë mashtrimi

Artikulli me pretendimin se shteti zviceran kërkon mbi 130 mijë punëtorë është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull është i vjetër, i cili është publikuar në janar të vitit 2017, ndërsa ky portal i dyshimtë është munduar që ta paraqesë […]

Osmani nuk sjell lajme për liberalizim të vizave nga samiti në Turqi

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me pretendim të rrejshëm që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kthyer nga samiti vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që po mbahet në Turqi, duke sjell një lajm të mirë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Pas kontrollit të fakteve të kryer […]

Pretendohet rrejshëm për shpërblim

Portali i dyshimtë “klikoshqip.com” ka publikuar sot (19 qershor) një artikull “Kush e din emrin e këtij fruti ka shpërblim, ja detajet…”. Siç mund të kuptohet nga titulli, ky portal pretendon rrejshëm se lexuesit e artikullit mund të përfitojnë një shpërblim, në rast se e qëllojnë se për cilin frut bëhet fjalë. Mirëpo, në përmbajtje […]

Lajmi për përfitime nga skema sociale, është i vjetër

Artikulli me titull “Kaq para do të marrin përfituesit e skemës sociale për tre muajt e ardhshëm” është publikuar nga portali i dyshimtë “klikoshqip.com”. Stafi i Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i cili është publikuar më 8 tetor të vitit 2020 nga portali “frontonline.net”. “Klikoshqip.com” është munduar […]

Pretendimi se “në Kosovë po blihen pasaportat falco zvicerane”, është i pavërtetë

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull me titull “Ja se si në Kosovë po blihen pasaportat falco Zvicerrane”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes së tekstit. Gjithashtu, lajmi është i vjetër dhe nuk ka […]

Lajm i rremë dhe fotografi e montuar

Një portal i dyshimtë “readkoala.com” që ka materiale përmbajtje informuese në gjuhën shqipe, kanë publikuar një artikull me titull “Pamje e re e Hashim Thaçit BEFASOI gjithë botën, shihni sa bukur i rrin mjekrra në Hagë”. Përmes këtij artikulli, ky portal i dyshimtë ka pretenduar ta paraqes si të vërtetë një fotografi të edituar, ku […]