info@hibrid.info

Pretendimi se hedhja e gazit lotsjellës në koncertin e Bregoviq-it u bë nga Vetëvendosje, i paqëndrueshëm

Disa media online si dhe grupe e faqe në rrjetet sociale, kanë publikuar postime e artikuj, ku pretendojnë se gazi lotsjellës në koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviq, në festivalin e birrës në Korçë, u hodh nga aktivistë të Vetëvendosjes. Portali online nga Kosova në gjuhën shqipe, “Botasot.info”, ka publikuar një artikull që korrespondon me […]

Mbyllja nga pandemia është shqyrtuar nga organet e një shteti tjetër

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull me titull tendencioz “Mbуllje sërish në Ѕhtator? Kryeministri përgjigjet рrerë dhe urgjent”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull ka të bëjë me shtetin e Greqisë dhe i njëjti është publikuar me datë 13 gusht të këtij viti. Lajmi ka të […]

Mashtrimi me imazhin e ambalazhit të Astra Zeneca, po shpërndahet edhe në audiencën shqipfolëse në Facebook

Kohët e fundit është duke qarkulluar një fotografi me kutinë e vaksinës kundër virusit Korona nga kompania “Astra Zeneca”, në të cilën gjendet një vulë e supozuar e datës së prodhimit të kësaj vaksine “15 korrik 2018”, pra më shumë se një vit para se të shfaqej COVID-19. Megjithatë, pretendimi është i rremë, pasi imazhi […]

Pretendimi se “Greqia ka marr vendin ta njohë Kosovën”, është i rremë

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull, përmes së cilit pretendon rrejshëm se “Greqia ka marrë vendim që ta njohë Kosovën si shtet”. Hibrid.info ka kontrolluar faktet në këtë artikull, ku ka vlerësuar se titulli është i rremë, pasi që i njëjti nuk përputhet me përmbajtjen në tekst. Në këtë artikull gjendet lajm i […]

Pretendimi se “SHBA do t’i tërheqë trupat nga Kosova” është tërësisht i rremë

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur të tërheqin trupat e tyre nga Kosova. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, vërtetohet se ky portal i dyshimtë ka publikuar këtë artikull, duke i vendosur titull të rremë, pasi në përmbajtje […]