info@hibrid.info

Federata e Boksit të Serbisë pretendon pa fakte se boksierët kosovarë nuk ishin në listën e pjesëmarrësve në Kampionatin Botore

Kryetari i Federatës së Boksit të Serbisë, Nenad Borovçanin, ka thënë për mediumin në serb “TV Pink” se përfaqësuesja e Kosovës në Boks nuk është fare në listën e pjesëmarrësve në kampionatin botëror të këtij sporti që po mbahet këto ditë në Beograd. Mirëpo ky pretendim i të parit të federatës serbe të boksit del […]

Pretendimi se kishte viktima nga djegia e kamionëve në veri, është i pavërtetë

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “newstoday74.com” ka publikuar një artikull me titull “Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës, ja emrat e viktimave?”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekst bëhet e ditur se janë djegur […]

Pretendim i rremë për koalicion mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT/ PDK koalicion me LDK’në në Prishtinë?”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është bërë e qartë se titulli i këtij artikulli është i sajuar, pasi nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në këtë artikull gjendet një deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës […]

Artikull me titull përgjithësues që nuk ka të bëjë me Kosovën

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “Nuk ka më testime falas, ja sa kushton një test për Covid?”. Megjithatë, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, rregullat e reja anti-Covid kanë të bëjnë me disa shtete evropiane si, Gjermania, Zvicra, Franca, Italia, Greqia dhe Belgjika, dhe një gjë e tillë bëhet e qartë vetëm […]

Ripostohet lajmi i rremë me pretendimin se Greqia e njeh pavarësinë e Kosovës

Faqja e quajtur “Në Kohë” në Facebook ka ripostuar një lajm me pretendim të rremë se gjoja Greqia e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës. Hibrid.info ka kontrolluar faktet në këtë artikull, i cili është i publikuar në gusht të këtij viti nga portali i dyshimtë “todaynews74.com”. Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet një […]

Petkoviq pretendon pa fakte e argumente se qytetari serb në veri u plagos nga policët e Kosovës

Drejtori i “Zyrës për Kosovën dhe Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka folur për të plagosurin serb në veri të vendit, gjatë tensioneve që u krijuan nga grupe të komunitetit serb në veri të Mitrovicës me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, më 13 tetor. Petkoviq gjatë paraqitje për mediat në gjuhën serbe ka […]

Ripublikohet pretendimi i rremë se Bekim Jashari është bërë pjesë e Vetëvendosjes

Artikulli me titull “LAJMI FUNDIT Bekim Jashari zyrtarisht ne Levizjen Vetevendosje”, është publikuar nga portali i dyshimtë konakushqiptar.com”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, titulli i këtij artikulli rezulton të jetë i rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtje. Gjithashtu, ky artikull me titull të sajuar është publikuar edhe në muajin shtator të […]