info@hibrid.info

Netanyahu nuk ka thënë se “pas Iranit radhën e ka Turqia për kohë të shkurtër”

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh ku shihet kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, me një mbishkrim që pretendon se ai ka deklaruar: “Pas Iranit radhën e ka Turqia për kohë të shkurtër”. Kjo përmbajtje është publikuar të dielën (1 mars) në Facebook, nga një faqe me emrin “Lajme”. Postimi gjithashtu ka një vegëz të bashkangjitur […]

Me foto të gjeneruar nga IA pretendohet rrejshëm për momentin e nxjerrjes së trupit të Khameneit nga rrënojat

Shkroi: Festim Rizanaj Nëpërmjet artikujve është pretenduar për një imazh që shfaq trupin e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, nën rrënoja pas sulmeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Izraeli. Publikimi u bë në disa media në gjuhën shqipe më 1 mars, në faqet e tyre në Facebook, por edhe nga faqe […]

Pretendime pa fakte se “shqiptarë të maskuar” sulmuan Policinë e Serbisë

*Artikulli është përditësuar me njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës. Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet artikujve në disa media në Serbi është pretenduar se një grup i “shqiptarëve të maskuar” ka sulmuar pjesëtarë të Policisë së Serbisë, në zonën e sigurisë te rajoni i njohur si “Madljika”. “Shqiptarët sulmuan policinë serbe në zonën tokësore të sigurisë”, […]

Kuvendi ende nuk ka mbajtur seancë për postin e presidentit

Shkroi: Fatbardh Dema “Lajmi i Fundit: Vjosa Osmani zgjidhet sërish Presidente e Kosovës.” është mbishkrimi i vendosur në një fotografi të presidentes Vjosa Osmani, të publikuar nga faqja “lajminews.info” në Facebook, më 25 shkurt. E në përshkrim, kjo faqe ka shkruar se “raportohet se Vjosa Osmani do të zgjidhet sërish Presidente e Kosovës”. Përse po […]

ShBA-ja nuk i ka premtuar Kosovës dhjetë avionë F‑16 pas anëtarësimit në NATO

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh ku paraqiten disa avionë luftarakë, në bishtat e të cilëve është vendosur flamuri i Kosovës. Kjo përmbajtje është publikuar të shtunën (21 shkurt) në Facebook nga një llogari me emrin “Lajme Nga Bota” dhe ka mbishkrimin që pretendon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë premtuar Kosovës dhjetë […]

Vendimi i QKUK-së për pagesë 3 euro për natë nuk vlen për të gjithë përcjellësit e pacientëve

Shkroi: Fatbardh Dema Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka nisur zbatimin e vendimit që obligon përcjellësit e pacientëve të moshave mbi 15-vjeçe, të paguajnë nga 3 euro për natë. Megjithatë, disa media online kanë raportuar pasaktë lidhur me këtë vendim të QKUK-së. Si u raportua nga disa media? Mediat si “Gazetablic.com”, “Lajmi.net” (23 shkurt) […]

Fotografi e manipuluar e aktorit Keanu Reeves me mbishkrimin në serbisht “S’ka dorëzim”

Shkroi: Fatbardh Dema Në rrjetin social X është duke qarkulluar një fotografi e cila paraqet aktorin e njohur hollivudian Keanu Reeves që mban në dorë një ikonë kishtare. Pos kësaj, në këtë foto ai paraqitet i veshur me një fanellë të zezë me mbishkrimin në gjuhën serbe “Nema Predaje” (S’ka dorëzim) e shkruar mbi një […]

Sondazh jokredibil për mbështetjen popullore të Vjosa Osmanit

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull i titulluar “EKSKLUZIVE – Matja e fundit ndërkombëtare: Mbështetje rekord për Vjosa Osmani, 72% e qytetarëve shumë të kënaqur me punën e saj”. Kjo përmbajtje është publikuar të martën (24 shkurt) në portalin me domenin “nminut.info”. Problemi me këtë përmbajtje? Artikullit i mungon transparenca metodologjike, burimi i identifikueshëm, të […]