[email protected]

Paga e zjarrfikësve nuk është 145 euro

Faqja në Facebook që mban emrin “Skenari.net” ka publikuar një video-material me mbishkrimin “E besoni dot, 145€ paga e Zjarrfikesave në Kosovë!”. Hibrid.info ka hulumtuar dhe verifikuar se ky titull është nxjerrë nga një deklarim i një zjarrëfikësi i cili paraqitet në video-material. Zjarrfikësi i intervistuar është shprehur se deri në vitin 2009 janë paguar […]

Duke përdorur imazhe të vjetra, pretendohet rrejshëm se paraqiten pjesëtarë të Wagner-it në Kosovë

Një llogari në median sociale TikTok ka publikuar dje një material me pretendimin se pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner janë parë duke lëvizur nga Mitrovica në drejtim të Leposaviqit. Në këtë material, kjo llogari ka vendosur edhe dy imazhe që shfaqin disa ushtarë. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se […]

Titulli lë të kuptohet se Vela është shkarkuar e nuk ka kërkuar dorëheqje

Një portal informativ më përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar sot (30 nëntor) një artikull me titull “Ofendoi rëndë gazetarin kosovar në pension, Blerim Vela largohet nga pozita e shefit të stafit të presidentes”. Gjatë përmbajtjes në artikull, tregohet kronologjikisht se çka kishte deklaruar Blerim Vela për gazetarin Fahri Musliu, kur iu kishte drejtuar se […]

Deepfake: Sylvester Stallone nuk ka thënë se gjyshërit e tij kanë qenë arbëreshë

Një llogari në TikTok ka publikuar një intervistë të vjetër të aktorit amerikan Sylvester Stallone. Në këtë video-material dëgjohet se Stallone flet për gjyshërit e tij, duke shtuar se ata janë arbëreshë me prejardhje shqiptare. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se materiali është i manipuluar. Vegëza e postimit të publikuar […]

Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për një ligj të mundshëm në Zvicër

Portali informativ më përmbajtje në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info”, ka publikuar një artikull me titull “A duhet në transportin publik të bëhet obligative mbajtja e maskës?”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron për transportin publik të cilit shtet është ngritur kjo çështje. Artikulli edhe në […]

Pretendohet rrejshëm se është vrarë në burg i dënuari për vrasjen e George Floyd

Faqja në Facebook që mban emrin “Bota në fokus”, përmes një postimi të publikuar me datë 26 nëntor, ka pretenduar se është vrarë me thikë në burg ish-polici i dënuar për vrasjen e George Floyd. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi është i pasaktë. I burgosuri Derek Chauvin, që […]

Pretendohet pa fakte se me 2 dhjetor do të ketë sulme në veri të Kosovës

Llogaria në TikTok “babajaga454” ka publikuar më 28 nëntor një video-material me mbishkrimin ku pretendohet se të shtunën (2 dhjetor) do të ketë sulme dhe shumë viktima në veri të Kosovës. Megjithatë, hibrid.info ka hulumtuar dhe nuk ka arritur të gjejë dëshmi që vërtetojnë pretendimin e publikuar nga llogaria në fjalë. Vegëza e video-materialit të […]

Ngjarja nuk ka ndodhur në Prishtinë, por në Prizren

Portali i dyshimtë “gazetaprishtina.info” ka publikuar dje (28 nëntor) një artikull me titull “Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prishtine (Pamje +18)”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ngjarja nuk ka ndodhur në Prishtinë, por në qytetin e Prizrenit. Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e […]

Pretendohet pa fakte se në imazh me ushtarët serbë gjendet edhe Isa Boletini

Një llogari në TikTok ka publikuar një imazh me anë të së cilit pretendon se figura historike shqiptare Isa Boletini gjendet në fotografi së bashku me disa ushtarë serbë pranë një xhamie. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë e njëjtë të publikuar në një medium serb, […]