info@hibrid.info

Artikull me titull përgjithësues

Portali “arbresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Ulen infektimet, 9 humbje jete në 24 orët e fundit”. Raporti 24 orësh për të prekurit dhe vdekjet me COVID-19 i paraqitur në këtë artikull i përket shtetit të Shqipërisë, por kjo nuk qartësohet në titull. Me anë të këtij titullit të vendosur nga “arbresh.info” mund të […]

Postim me imazh të montuar në faqen e Gani Gecit: Kurti nuk kishte deklaruar në FAZ ashtu siç pretendohet

Në faqen e Facebook-ut që mbanë emrin e ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Gecit, është publikuar sot (25 janar) një fotografi përmes së cilës pretendohet se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në vitin 1998 ishte deklaruar kundër SHBA-ve dhe Ibrahim Rugovës. Në këtë postim është publikuar një fotografi me pretendimin se […]

Artikull me titull të sajuar

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJM I FUNDIT: ‘Vjosa Osmani shkarkon Valdete Dakën’”. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull rezulton të ketë titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet një lajm i datës 23 janar, në të cilin […]

Abazi nuk ka deklaruar ashtu siç pretendohet në artikull

Portali i dyshimtë “newsonline48h.com” ka publikuar një artikull me titull “Haki Abazi: Votuesit e PDK-së dhe LDK-së janë teprica në Kosovë, duhet larguar nga Kosova..(VIDEO)”. Pas kërkimit dhe hulmtimit përmes makinave të kërkimit nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Një deklaratë e tillë nga Abazi nuk është gjetur në […]

Pretendimi Bujanovacke.co.rs se shqiptarë nga Kosova po vaksinohen në Bujanoc, i pavërtetë

Portali nga Bujanoci “Bujanocke.co.rs” ka publikuar një artikull me pretendimin se qytetarë nga Kosova, të nacionaliteti serb dhe shqiptar, po udhëtojnë në Bujanoc për t’u vaksinuar kundër virusit Korona. Mirëpo, menjëhere pas këtij lajmi, ka reaguar kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, i cili përmes një prononcimi për “Gazetaexpress.com” e ka demantuar pretendimin e këtij mediumi. […]

Pretendimi i rremë për letrën e Trump-it për Biden, publikohet si i vërtetë nga disa portale shqiptare

Disa portale të dyshimta që publikojnë përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë krijuar dhe shpërndarë një lajm të rremë, me pretendimin që ta paraqesin si të vërtetë. Bëhet fjalë për një fotografi të shpërndarë gjatë ditës së djeshme (21 janar), në të cilin pretendohet rrejshëm se ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kishte lënë një letër për […]