info@hibrid.info

Titull tërësisht i sajuar

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Nuk ju shkon mendja, zbulohet çfarë i dha Avdullah Hoti presidentit Trump sdo ta besoni??”. Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në fakt, në përmbajtjen e këtij […]

Në artikull nuk gjendet video e as pretendimi që bëhet përmes titullit

Portali i dyshimtë ”specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Video e rrallë / Ja se çfarë bindje kishte Ibrahim Rugova për Albin Kurtin”. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Gjithashtu, në këtë shkrim mungon video që pretendohet përmes titullit. […]

Haradinaj nuk ka thënë – “Kosova nuk është shtet Islamist e as Mysliman”

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Reagon Haradinaj: Kosova nuk është shtet Islamist e as Mysliman nuk jemi ndoshta”. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që artikulli i publikuar nga “specialja.com” përmban titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen. Ndërsa lajmi rezulton të jetë i vjetër, i […]

Artikull me titull përgjithësues

Portali “arbresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Ulen infektimet, 9 humbje jete në 24 orët e fundit”. Raporti 24 orësh për të prekurit dhe vdekjet me COVID-19 i paraqitur në këtë artikull i përket shtetit të Shqipërisë, por kjo nuk qartësohet në titull. Me anë të këtij titullit të vendosur nga “arbresh.info” mund të […]

Postim me imazh të montuar në faqen e Gani Gecit: Kurti nuk kishte deklaruar në FAZ ashtu siç pretendohet

Në faqen e Facebook-ut që mbanë emrin e ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Gecit, është publikuar sot (25 janar) një fotografi përmes së cilës pretendohet se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në vitin 1998 ishte deklaruar kundër SHBA-ve dhe Ibrahim Rugovës. Në këtë postim është publikuar një fotografi me pretendimin se […]

Artikull me titull të sajuar

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJM I FUNDIT: ‘Vjosa Osmani shkarkon Valdete Dakën’”. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull rezulton të ketë titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet një lajm i datës 23 janar, në të cilin […]

Abazi nuk ka deklaruar ashtu siç pretendohet në artikull

Portali i dyshimtë “newsonline48h.com” ka publikuar një artikull me titull “Haki Abazi: Votuesit e PDK-së dhe LDK-së janë teprica në Kosovë, duhet larguar nga Kosova..(VIDEO)”. Pas kërkimit dhe hulmtimit përmes makinave të kërkimit nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Një deklaratë e tillë nga Abazi nuk është gjetur në […]