[email protected]

Titulli dhe fotografia nuk e sqarojnë se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Vriten 3 gra dhe plagosen 4 persona të tjerë”. Titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin që paraqitet në përmbajtje. Gjithashtu ky titull nuk qartëson vendin apo shtetin e origjinës së lajmit. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se kjo […]

Policia e Kosovës demanton pretendimin e mediumit serb për sulm në ndërtesën e liqenit të Ujmanit

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Mediumi në gjuhën serbe “Kurir” dje (11 dhjetor) ka publikuar një artikull me pretendimin e pabazë se “pjesëtarët e njësive speciale Rosu kanë sulmuar ndërtesën e digës së madhe në liqenin e Ujmanit (Gazivodë)” duke, siç thuhet […]

Kjo fotografi nuk është bërë pas fitores së Kroacisë ndaj Brazilit

Portali informativ “Korrespodenti.com” ka publikuar dje (9 dhjetor) artikullin me titull “Pasi eliminuan Brazilin, disa tifozë me fanella kroate shihen duke bërë ‘sexhde’”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia ku shihen disa tifozë me fanella dhe flamuj të Kroacisë duke ekzekutuar përkuljen (sexhde), nuk është realizuar pas fitores së djeshme (9 dhjetor) […]

Nga fotografia mund të kuptohet se kjo deklaratë është bërë nga Ramush Haradinaj

Portali informativ “Korrespodenti.com” ka publikuar dje (8 dhjetor) një artikull me titull “Albin Kurti të jep dorëheqje – na e rregullojmë veriun bashkë me Radoiçiqin”. Në fotografinë e përdorur në këtë artikull shihet kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj së bashku me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq. Me anë të […]

Dogana e Kosovës përgënjeshtron pretendimet e Petar Petkoviqit, për konfiskimin e pijeve alkoolike në Hoçë të Madhe

Mediume në gjuhën serbe kanë publikuar dje një artikull me pretendimin se konfiskimi i verës në pronësi të një qytetari serb në Hoçën e Madhe-Rahovec është sulm i ri i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit ndaj serbëve në jug të Ibrit. Artikulli është i bazuar në deklaratën e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë […]

Pretendohet rrejshëm se forcat speciale amerikane zbarkojnë në veri të Kosovës

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “GazetaNewborn.info” ka publikuar dje (7 dhjetor) një artikull me titull “Lajmet e fundit: Forcat speciale amerikane zbarkojnë në veri të Kosovës”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull rezulton të ketë një titull që paralajmëron një ngjarje të sajuar, e cila nuk sqarohet as […]

Sulmet ndaj objekteve të KKZ-së në veri të Mitrovicës janë bërë nga grupe të maskuara e jo nga policia e Kosovës

Mediat në gjuhën serbe kanë publikuar dje (6 dhjetor) një artikull me pretendimin se Policia e Kosovës ka thyer dhe shkatërruar zyrat e KKZ-së në veri të Mitrovicës. Artikulli është i bazuar në deklaratën e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, cili pretendon në mënyrë tendencioze dhe të pabazuara në […]

Personazhet në fotografi janë nga New York-u dhe jo ata që përshkruhen në përmbajtje të artikullit

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar një artikull me titull “Ki besim te une”/ I riu nga Kosova ‘i fiton zemren’ të moshuares dhe ja merr 135 mije euro”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i publikuar në dhjetor të vitit […]

“The Simpsons” nuk kanë parashikuar përkuljen e futbollistëve të Marokut

Në rrjetin social “Twitter” janë postuar dy fotografi (6 dhjetor) nga një llogari me emrin “Written-Right”, ku pretendohet se filmi i animuar “The Simpsons” ka parashikuar përkuljen e futbollistëve të Marokut, të cilët dje (6 dhjetor) ekzekutuan përkuljen (sexhde) pas fitores ndaj Spanjës në Kampionatin Botëror. Në njërën fotografi shihet personazhi i filmit të animuar […]