[email protected]

Rishikimi i javës: dezinformata për çmimet, fillimin e mësimit, dezinformata dhe manipulim të fakteve nga mediat serbe, lajme të rreme për trajnerin e kombëtares dhe presidenten e Kosovës

Në javën që shkoi në keqinformimin në Kosovë kanë dominuar dezinformatat, në mënyrë specifike temat rreth rritjes së çmimeve në përgjithësi dhe të bukës në veçanti; paralajmërime për largim LVV; liberalizim i vizave e tema tjera. Mediat serbe kanë dezinformuar dhe manipuluar me fakte rreth operimit të FSK-së në veri dhe kthimit të numrit të […]

Publikohet lajm i vjetër për lejet e qëndrimit në Gjermani

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “mërgimtari.net” dje (30 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Qeveria gjermane merr vendimin për lejet e qëndrimit, përfitojnë edhe shqiptarët e kosovaret”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se lajmi është i vjetër (Korrik 2022) atëkohë kur Gjermania kishte vendosur për paketën […]

BE, FES dhe EIP kundërshtojnë edhe njëherë pretendimin e Novosti-t për draftimin e statutit të Asociacionit

E përditshmja serbe “Novosti” dje (30 shtator), kanë publikuar një artikull përmes së cilit pretendohet sërish për ekzistimin e një iniciative të Bashkimit Evropian (BE) në shërbim të ndërtimi të një statuti të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë (AKS).   Ky medium në edicionin elektronik “Novosti.rs”, këtë artikull e ka publikuar në […]

S’është e vërtetë që janë angazhuar nga BE dy organizata për ta hartuar statutin e Asociacionit

E përditshmja serbe “Novosti” ka publikuar sot (29 shtator) një artikull me pretendimin se fondacioni gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” dhe Instituti Evropian për Paqe (EIP) janë duke hartuar statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Novosti”, duke u thirrur në burime diplomatike pretendon se për këtë qëllim është organizuar një takim të martën në […]

Imami nuk është shqiptar dhe nuk keqpërdoren gratë në emër të zotit

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Portalimomenti.com” ka publikuar dje (28 shtator) një artikull me titull “Imami Shqiptar manipulon në emër të ZOTIT, keqpërdor gratë të prekura nga “Sihri” (Pamje nga celulari i pacientes)”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është komplet i sajuar, pasi imami nuk është shqiptar, […]

Pretendim i rrejshëm për numrin i luftëtarëve nga Kosova në Siri dhe për kthimin e tyre

E përditshmja serbe “Alo!” ka publikuar dje (28 shtator) një artikull ku pretendohet se shqiptarët që kanë luftuar për ISIS-in në Siri po planifikojnë kthimin në Kosovë. Artikulli mbanë titullin “E RREZIKSHME! SHQIPTARËT QË LUFTUAN PËR ISIS-in, PLANIFIKOJNË TË KTHEHEN: Terroristët nga Siria po kthehen në Kosovë dhe Metohi!” Autori, nëpërmjet artikullit pretendon se, së […]

Ende nuk dihet se a do të fillojë mësimi

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “todaynews80.com” ka publikuar një artikull me titull “Mesimi do te filloj ja data!”. Hibrid.info pasi ka verifikuar faktet në këtë artikull, ka vërtetuar se titulli është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Lajmi ka të bëjë me kërkesën e SBAShK-ut drejtuar anëtarësisë për pezullimin e grevës […]

Nuk ka paralajmërim nga Vetëvendosje për largime nga partia

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “todaynews80.com” ka publikuar sot (28 shtator) një artikull me titull “Vetevendosjɑ pɑrɑlɑjmeron , ka gjɑsɑ qe keto figurɑ te lɑrgohen ngɑ Vetevendosjɑ”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje […]