[email protected]

Titull i rremë: Nuk ka vendim për tërheqje të 20 përqindëshit nga Trusti

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “multinewz.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Qeveria e Kosovës do iu mundësojë qytetarëve të tërheqin edhe 20% nga Trusti. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në tekst thuhet […]

Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Florian Bieber është lobist shqiptar

Mediat serbe kanë publikuar artikuj duke pretenduar që ekspertin e Ballkanit dhe profesorin e shkencave politike nga Universiteti i Grazit, Florian Bieber, ta paraqesin si një lobist shqiptar. Ky pretendim është bërë në artikujt e publikuar nga shumë media në gjuhën serbe që kanë trajtuar reagimin e Bieber për një hulumtim (indeks) të Demokracisë, të […]

Pretendimet për çmimet e veshjeve të Presidentes dhe bashkëshortit të saj janë të pa argumentueshme

Mediumi online “Demokracia.com” me datë 8 shkurt ka publikuar një artikull me titull “Zotëriu i Parë u hip skijave si të Schumacherit, i veshur me garderobë rreth 1 mijë euro”. Në këtë artikull ky medium ka pretenduar se Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit kishte veshur rroba të shtrenjta të skijimit. Vegëza […]

Pretendimi se “qindra ushtarë të FSK-së aplikojnë për viza pune në Gjermani” është i pa argumentueshëm

Portali “AlbanianPost.com” me datë 7 shkurt ka publikuar një artikull me titull “Skandal: Qindra ushtarë të FSK-së aplikojnë për viza pune në ambasadën e Gjermanisë”. Ky portal është bazuar në një burim brenda Ministrisë së Mbrojtjes, duke pretenduar se në mesin e 56 mijë qytetarëve të Kosovës që kanë aplikuar në ambasadën e Gjermanisë për […]

Raportohet gabimisht për numrin e personave të akuzuar për helmimin në Deçan

Disa portale në Kosovë kanë raportuar gabimisht lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj dy personave për helmimin e mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan dhe fshatrave përreth. Portalet si “Fakteplus.net” dhe “KlanKosova.tv” kanë raportuar se është ngritur aktakuzë ndaj katër personave, ndërsa në përmbajtje thuhet se bëhet fjalë për dy persona. Në një […]

Rakiq nuk ka thënë “nëse na falni Mitrovicën atëherë e pranojmë Kosovën”

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me titull “Rakiq: Nëse na falni Mitrovicën atëherë e pranojmë Kosovën”. Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga Hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, […]

Vazhdon publikimi i artikujve që pretendojnë rrejshëm për lirimin e Thaçit

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, po vazhdojnë të publikojnë artikuj me tituj të sajuar, përmes së cilëve pretendojnë rrejshëm për një lirim të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale në Hagë. Së fundi, portali i dyshimtë “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar – “Vjen LAJMI BO MBË: […]

Urdhër-arresti për Radoiçiqin, pretendohet të paraqitet si veprim me prapavijë politike

Zyrtarë institucional e politikë serbë nga Kosova e Serbia, pretendojnë që urdhër-arrestin për nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ta paraqesin si një veprim me prapavijë politike. Mediat në Kosovë kanë raportuar sot se, gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës në pikën kufitare të Bërnjakut, ka dështuar ta arrestoj Milan Radoiçiqin, bazuar në një […]