[email protected]

Krijohet edhe një pretendim i pabazuar për trafikim organesh në Ukrainë. Synohet të ndërlidhet me pretendimet tjera të pabazuara për “Shtëpinë e Verdhë”

Në mediumin rus “Russia Today” edicioni për Ballkan, saktësisht shërbimi në gjuhën serbe, është publikuar sot (24 maj) një artikull me deklaratat e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova rreth kryerjes së operacioneve për transplantim të organeve në Ukrainë. Zakharova, përmes kësaj deklarate, synon që pretendimin e pabazuar për transplantim […]

Imazhi i shpërthimit në Pentagon i krijuar me inteligjencë artificiale

Një imazh i tymit të zi që ngrihet pranë një ndërtese me pamje burokratike u përhap në mediat sociale të hënën në mëngjes, me pretendimin se tregoi një shpërthim pranë Pentagonit. Imazhi tashmë i zhveshur tregonte një shtëllungë tymi që ngrihej pranë selisë së Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve. Postimet shkaktuan një dridhje të shkurtër […]

Sputnik në gjuhën serbe publikon anketë me pretendime të pavërteta për qëllimin e “Defender Europe 23”

Medium rus “Sputnik” në shërbimin serbisht ka publikuar një anketë sot (23 maj)  lidhur me mesazhin politik të stërvitjeve të mëdha të NATO-s në Kosovë? Në listën përzgjedhëse mediumi rus vendos disa pretendime se: shteti i rremë (pra Kosova) do të jetë anëtari i ardhshëm i NATO-s; presion ndaj Serbisë për të hequr dorë nga […]

Pretendime të pa baza nga mediat ruse për arsyen e stërvitjes ushtarake “Defender Europe 23”

Mediat ruse Russia Today Balkan dhe Sputnik në shërbimin në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull lidhur me stërvitjen e përbashkët ushtarake të quajtur “Defender Europe 2023” me nikoqirë Kosovën. Russia Today Balkan dhe Sputnik ngritin pretendimet se “stërvitja e NATO-s me 24.000 ushtarë dhe 1.300 pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, e cila […]

Rishikimi i javës: përmbajtje e gabuar rreth çmimit të energjisë elektrike, dezinformata nga mediat serbe dhe teori konspirative nga zyrtari serb, video-materiale të rreme në TikTok

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve clickbait në ekosistemin keqinformues në Kosovë. Artikujt clickbait kishin të bënin me ngjarjen dhe zhvillime që nuk kishin të bënin me Kosovën, për vrasje, arrestim të futbollistit të kombëtares për ryshfet, paralajmërim ndaj Vuçiqit nga ana e SHBA-së. Përmbajtje mashtruese në TikTok me publikimin e […]

Me anë të fotografisë lë të kuptohet se bëhet fjalë për mbylljen e rrugës “Bill Klinton”

Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar dje (21 maj) një artikull me titull “Kjo rrugë mbyllet përkohësisht sot në Prishtinë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se në këtë artikull paraqitet një fotografi e rrugës “Bill Klinton” në Prishtinë, ndërsa në përmbajtje bëhet fjalë për mbylljen e rrugës “Agim Ramadani”. Mbyllja e […]