[email protected]

BE të shqetësuar: Përveç Kinës e Rusisë, dezinformata kundër BE-së vijnë edhe nga Hungaria

BE-ja ka të ngjarë të mbetet “pa dhëmbë” kundër politikanëve, qeverive apo institucioneve publike në shtetet anëtare që përhapin dezinformata. “Problemi është, çka nëse qeveria shpërndan tërësisht ose pjesërisht lajme të rreme”, i tha një grupi gazetarësh euro-deputetja letoneze, Sandra Kalniete, një ligjvënëse kyçe në luftën kundër dezinformimit Parlamentit Evropian. Euro-deputetja tha se gjëja kryesore […]

Studimi i Universitetit të Washington-it, i jep përgjigje pretendimeve se “pas infektimit nga COVID-19, fitohet imunitet i përjetshëm”

Një studim i publikuar nga studiues në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Washington-it në St. Louis nuk arriti në përfundimin se njerëzit që e kanë vuajtur njëherë COVID-19, janë të mbrojtur për jetën, siç pretendohet në disa postime të bëra në internet. Studimi i cituar si provë në mediat sociale se infeksioni çon në […]

Pretendime të rreme rreth simptomave të variantit Omikron

Përdoruesit e mediave sociale po ndajnë një postim që bën pretendime të ndryshme në lidhje me simptomat, ashpërsinë dhe testimin e variantit Omicron të koronavirusit. Vegëza e njërit nga shembujt e tillë: https://www.facebook.com/MrVegasMusic/posts/460816512069199 Postimi fillon me: “Sigurohuni që të vishni një maskë, sepse koronavirusi i ri i variantit COVID-Omicron është i ndryshëm, vdekjeprurës dhe jo […]

Mediat pro pushtetit në Rusi e Bjellorusi po bëjnë fushatë dezinformuese ndaj projekteve të BE-së

Për mediat pro-Kremlinit, Partneriteti Lindor (EaP) ka qenë gjithmonë një mjet “anti-rus” dhe “anti-bjellorus” që përdoret në mënyrë “agresive” nga Bashkimi Europian për qëllime keqdashëse: për të ushtruar kontroll të jashtëm mbi Bjellorusinë; për të dëmtuar identitetin bjellorus dhe për të shkëputur Bjellorusinë nga Rusia. Narrativat kryesore të dezinformatave në mediat pro-Kremlin thonë se “EaP” […]

Prezenca ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën, përcillet edhe me propagandë të ashpër

Fushatat e shpërndarjes së dezinformatave pro-Kremlinit përpiqen të fshehin gjerësinë dhe synimet e vërteta prapa ngritjes si prezencës ushtarake të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën. Gjatë dy muajve të fundit, shumë media të besueshme raportuan se Rusia ka dislokuar rreth 90,000 trupa (këtu) dhe mjete ushtarake në zonat e inskenimit pranë kufirit të saj me […]

Wikipedia të shqetësuar për dezinformatat rreth klimës

BBC ka arritur të identifikojë disa faqe të Wikipedia-s në gjuhë të ndryshme, të cilat po promovojnë teori konspirative dhe po bëjnë pretendime mashtruese për ndryshimin e klimës. Një numër, duke përfshirë disa në suahilisht, kazakisht dhe bjellorusisht, sugjerojnë se shkencëtarët janë të ndarë rreth shkaqeve të tij. Një përfaqësues i Fondacionit Wikimedia, i cili […]

Mediat pro-Kremlin dhe dezinformatat rreth krizës në kufirin Poloni-Bjellorusi

Artikull nga EU vs Disinfo Instrumentalizimi sistematik dhe cinik i migrantëve për qëllime politike nga regjimi i presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, po ndodhë në kohën kur po vazhdojnë fushatat e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit. Ndërkohë, mes ngritjes së nivelit të pranisë ushtarake të Rusisë përgjatë kufijve të Ukrainës, media pro-Kremlinit kthehet në retorikë gjithnjë […]

Video me tifozët e futbollit pretendohet të paraqitet si protestë e masave anti-covid

Një video e tifozëve të skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach që marshojnë në qytetin austriak-Graz në vitin 2019 është publikuar nga disa përdorues të rrjeteve sociale me pretendimin se ajo video ka të bëjë me protestat e organizuara në Austri shkaku i masave të reja anti-Covid. Në këtë video të shëprndarë nëpër rrjete sociale, gjendet mbishkrimi […]