info@hibrid.info

Publikohet artikull me titull dhe fotografi të sajuar

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull, duke pretenduar në titull se Kosova është pranuar në një organizatë ndërkombëtare. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, pasi nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në këtë artikull është paraqitur deklarata e ish drejtorit të Policisë së […]

Kurti ngatërron policët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në profilin e tij zyrtar në Instagram, ka publikuar disa fotografi me mbishkrimin se pas 16 vitesh është takuar me kapitenin e e njësisë special në Bërnjak. Megjithatë, Kurti ka ngatërruar Komandantin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmetin me kolegun e tij, Fatlum Shaqirin, të paraqitur në […]

Titulli nuk e qartëson lajmin, duke lënë hapësirë për keqinformim

Artikulli me titull “Qytetarët që i bindin miqtë të vaksinohen kundër COVID-19 do të shpërblehen nga Qeveria”, është publikuar nga portali “botasot.info”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, pasi në të nuk bëhet e qartë se cili shtet ka marrë një vendim të tillë. Ndërsa lajmi qartësohet […]

Policia e Kosovës demanton pretendimin e Simiqit se “Njësia Speciale ka dëmtuar veturat e serbëve në veri”

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq në profilin e tij zyrtar në Facebook ka postuar disa fotografi ku shihen disa vetura të dëmtuara. Në postimin e tij, Simiq ka pretenduar se këto vetura janë në pronësi të serbëve nga veriu dhe se, të njëjtat, janë dëmtuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, gjatë mbrëmjes […]

Opinioni paraqitet si lajm

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull duke e paraqitur si “lajm i papritur” me pretendim se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u dorëzua duke pranuar Serbinë si hisedare në Kosovë. Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, është vërejtur se titulli i këtij artikulli është ndryshuar dhe, si rezultat, nuk përputhet me përmbajtjen. Në […]

Pretendimi se Vuçiq pëson sulm në zemër, është i pavërtetë

Portali “Blicmedia.net” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI FUNDIT: Vuçiq pëson sulm në zemër”. Nga kontrolli i fakteve, të kryer nga hibrid.info, rezulton se titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtje. Pra pretendimi se presidenti serb ka pësuar sulm në zemër, i bërë në titull, del të jetë  pavërtetë Këshilltarja e Vuçiqit, e […]

Kuvendi nuk ka aplikuar ende masa ndëshkuese ndaj deputetëve

Gazeta online “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Masa të ashpra ndëshkuese për deputetët që mungojnë në punën e Kuvendit”. Megjithatë, titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekst gjendet një shkrim nga analisti Dardan Grapci, i cili shkruan se “deputetët e Kuvendit të cilët janë edhe kandidat për kryetar komunash, dhe […]

Nuk ka argumente për pretendimin se “flamuri serb u largua nga zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës”

Mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Policia e Kosovës së bashku me zjarrfikësit, kanë hequr një flamur serb nga shtylla e transmetuesit të operatorit serb të telefonisë “MTS”. Në artikull shkruan se video është dërguar në redaksinë e “Kosovë-online.com”, që do të thotë se kjo video nuk është […]