info@hibrid.info

Titulli nuk e qartëson lajmin, duke lënë hapësirë për keqinformim

Artikulli me titull “Qytetarët që i bindin miqtë të vaksinohen kundër COVID-19 do të shpërblehen nga Qeveria”, është publikuar nga portali “botasot.info”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, pasi në të nuk bëhet e qartë se cili shtet ka marrë një vendim të tillë. Ndërsa lajmi qartësohet […]

Policia e Kosovës demanton pretendimin e Simiqit se “Njësia Speciale ka dëmtuar veturat e serbëve në veri”

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq në profilin e tij zyrtar në Facebook ka postuar disa fotografi ku shihen disa vetura të dëmtuara. Në postimin e tij, Simiq ka pretenduar se këto vetura janë në pronësi të serbëve nga veriu dhe se, të njëjtat, janë dëmtuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, gjatë mbrëmjes […]

Opinioni paraqitet si lajm

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull duke e paraqitur si “lajm i papritur” me pretendim se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u dorëzua duke pranuar Serbinë si hisedare në Kosovë. Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, është vërejtur se titulli i këtij artikulli është ndryshuar dhe, si rezultat, nuk përputhet me përmbajtjen. Në […]

Pretendimi se Vuçiq pëson sulm në zemër, është i pavërtetë

Portali “Blicmedia.net” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI FUNDIT: Vuçiq pëson sulm në zemër”. Nga kontrolli i fakteve, të kryer nga hibrid.info, rezulton se titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtje. Pra pretendimi se presidenti serb ka pësuar sulm në zemër, i bërë në titull, del të jetë  pavërtetë Këshilltarja e Vuçiqit, e […]

Kuvendi nuk ka aplikuar ende masa ndëshkuese ndaj deputetëve

Gazeta online “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Masa të ashpra ndëshkuese për deputetët që mungojnë në punën e Kuvendit”. Megjithatë, titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekst gjendet një shkrim nga analisti Dardan Grapci, i cili shkruan se “deputetët e Kuvendit të cilët janë edhe kandidat për kryetar komunash, dhe […]

Nuk ka argumente për pretendimin se “flamuri serb u largua nga zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës”

Mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Policia e Kosovës së bashku me zjarrfikësit, kanë hequr një flamur serb nga shtylla e transmetuesit të operatorit serb të telefonisë “MTS”. Në artikull shkruan se video është dërguar në redaksinë e “Kosovë-online.com”, që do të thotë se kjo video nuk është […]

Pretendimi se “autobusë me targa të Beogradit po sjellin protestues në veri” nuk është i argumentueshëm

Media online “Jepi Zë” ka publikuar një video në Facebook me përshkrimin se “2 autobusa me targa nga Beogradi sjellin protestues në Jarinjë”. Ky medium shkruan se këta dy autobusë me targa të Beogradit janë parë teksa zbarkojnë rreth 100 protestues në Jarinjë, si dhe në të njëjtët autobusë kanë hypur protestuesit e tjerë që […]

Mohohet pretendimi se po kthehen eshtrat e Ukshin Hotit

Portali “Albanianpost.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se sipas burimeve brenda Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, merr vesh se tashmë është arritur akordim që eshtrat e intelektualit dhe ish-profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe filozofisë në Universitetin e Prishtinës, të kthehen në Kosovë. Por, këtë pretendim të këtij mediumi e ka hedhur poshtë vetë […]