info@hibrid.info

Mbyllja nga pandemia është shqyrtuar nga organet e një shteti tjetër

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull me titull tendencioz “Mbуllje sërish në Ѕhtator? Kryeministri përgjigjet рrerë dhe urgjent”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull ka të bëjë me shtetin e Greqisë dhe i njëjti është publikuar me datë 13 gusht të këtij viti. Lajmi ka të […]

Mashtrimi me imazhin e ambalazhit të Astra Zeneca, po shpërndahet edhe në audiencën shqipfolëse në Facebook

Kohët e fundit është duke qarkulluar një fotografi me kutinë e vaksinës kundër virusit Korona nga kompania “Astra Zeneca”, në të cilën gjendet një vulë e supozuar e datës së prodhimit të kësaj vaksine “15 korrik 2018”, pra më shumë se një vit para se të shfaqej COVID-19. Megjithatë, pretendimi është i rremë, pasi imazhi […]

Pretendimi se “Greqia ka marr vendin ta njohë Kosovën”, është i rremë

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull, përmes së cilit pretendon rrejshëm se “Greqia ka marrë vendim që ta njohë Kosovën si shtet”. Hibrid.info ka kontrolluar faktet në këtë artikull, ku ka vlerësuar se titulli është i rremë, pasi që i njëjti nuk përputhet me përmbajtjen në tekst. Në këtë artikull gjendet lajm i […]

Pretendimi se “SHBA do t’i tërheqë trupat nga Kosova” është tërësisht i rremë

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur të tërheqin trupat e tyre nga Kosova. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, vërtetohet se ky portal i dyshimtë ka publikuar këtë artikull, duke i vendosur titull të rremë, pasi në përmbajtje […]

Nuk ka vendim për mbyllje të shkollave

Artikulli me titull “Lajm shumë i keq për fëmijët, mirret vendim të mbyllen shkollat përsëri nga kjo date”, është publikuar sot (17 gusht) nga portali i dyshimtë “newstoday74.com”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull komplet të sajuar, pasi ai nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtje […]

Vazhdon publikimi i artikujve që pretendojnë rrejshëm se qytetarët duhet urgjentisht të pajisen me miell

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull me titull tendencioz “Bleni miell sa më shpejtë, ja se çfarë kaosi po pritet të ndodhë në muajin Shtator”. Lajmi është i vjetër, i cili është publikuar në mediat kredibile në prill të vitit 2020 dhe ka të bëjë me mullistët kosovarë, të cilët atëkohë kishin paralajmëruar […]

Lajmi për “vaksinim me vaksina ruse” është i vjetër dhe vlen për audiencën e një vendi fqinj

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “news96post.com”, me datë 15 gusht ka publikuar një artikull me titull “E RENDESlSHME//Të mërkurën do të nisë vaksinimi me vaksinat ruse”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull është i vjetër, i cili është publikuar më 6 mars të këtij viti dhe ka të bëjë me […]

Lajmi me titull “Afganët e parë në Kosovë: Paska parajsë edhe në tokë”, ka përmbajtje satirike

Portali satirik “kungulli.com” ka publikuar një artikull të kësaj kategorie me titull “Afganët e parë në Kosovë: Paska parajsë edhe në tokë”. Pas vendimit të Kosovës për të hapur dyert për refugjatët afganë, ky portal satirik (shiko këtu) ka postuar këtë artikull se gjoja qytetarët e Afganistanit kanë mbërritur në Kosovë. Portali i dyshimtë newstoday74.com […]