info@hibrid.info

Nga Qeveria e Serbisë pretendohet pa fakte se po synohet dëbimi i serbëve nga Kosova

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka lëshuar një komunikatë lidhur me grabitjen e një shtëpie në Graçanicë, e që sipas tyre, përgjegjës për këtë janë shqiptarët. Kjo zyrë shkon tutje lidhur me këtë incident, duke pretenduar pa fakte se llojet e këtyre incidenteve bëhen me qëllim të shqetësimit, frikësimit dhe dëbimit të serbëve […]

Pretendohet rrejshëm se Kosova është pranuar nga një shtet tjetër

Artikulli me titull “Urime të gjithëve / Ky është shteti që pranoi Kosovën!”, është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë që nuk i përgjigjet përmbajtjes, ndërsa lajmi është i vjetër, i publikuar në shtator të vitit […]

Vuçiq pretendon pa fakte se aeroplanët e Air Serbia u kërcënuan nga shërbimi inteligjent i Ukrainës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se aeroplanë të linjave komerciale të avio-kompanisë serbe “Air Serbia”, të linjës Beograd-Moskë, janë kërcënuar me bomba të rreme. Gjatë një deklarate të dhënë për Reuters, të publikuar dje (18 Prill), ai ka pretenduar pa fakte se të përfshirë në këto kërcënime janë shërbimet inteligjente të Ukrainës dhe […]

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë shpërndau një video që tregon gënjeshtrat e Putinit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, ka publikuar një video në llogarinë e saj në Facebook dhe Twitter, përmes së cilës janë publikuar gënjeshtrat e presidentit rus, Vladimir Putin. Në këtë video material, kjo ambasadë tregon se si Rusia në mënyrë të rreme pretendon se ka shkatërruar një objekt të armëve […]

Dezinformatat dhe dramatizimi nga mediet serbe dhe ruse për situatën e Veriut

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Shkruan: Dren Gërguri Situata në veriun e Kosovës ka prodhuar një mori dezinformatash ditëve të fundit. Kanë qarkulluar dezinformata të ndryshme, por me qëllim të njëjtë, propagandimin lidhur me zhvillimet në pjesën veriore të shtetit të Kosovës. […]

Publikohet artikull me titull dhe fotografi të sajuar

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull, duke pretenduar në titull se Kosova është pranuar në një organizatë ndërkombëtare. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, pasi nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në këtë artikull është paraqitur deklarata e ish drejtorit të Policisë së […]

Opinioni paraqitet si lajm

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull duke e paraqitur si “lajm i papritur” me pretendim se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u dorëzua duke pranuar Serbinë si hisedare në Kosovë. Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, është vërejtur se titulli i këtij artikulli është ndryshuar dhe, si rezultat, nuk përputhet me përmbajtjen. Në […]

YouTube fshiu kanalet e televizonit rus në gjuhën gjermane shkaku i dezinformatave rreth Covid-19

YouTube fshiu kanalet e transmetuesit rus RT në gjuhën gjermane, duke thënë se kishte shkelur politikën e saj të dezinformimit rreth virusit Korona, shkruan Reuters. “YouTube ka pasur gjithmonë udhëzime të qarta për komunitetin, të cilat përshkruajnë atë që lejohet në platformë”, tha një zëdhënës i YouTube. Fillimisht kanalit rus RT në gjuhën gjermane iu […]