Latest News | Four million students absent from all schools in Kosovo, not just… Latest News | Slopaganda: When weak AI content turns into political propaganda  Latest News | It is claimed without evidence that Rushiti was nominated for president at the request of S… Latest News | The photo generated with artificial intelligence is presented as an "exclusive view... Latest News | Weekly Review: The Dominance of Digital Fraud (AI-powered Images and Phish… Latest News | With earlier footage, it is incorrectly claimed that Kurti and Gërvalla were married… Latest News | The verdict on the attack in Banjska and Serbian narratives about the “political process”… Latest News | The memory that a chatbot stores about you can shape the informational reality that… Latest News | When the photo doesn't identify with the event Latest News | Fraudulent SMS in the name of a bank
[ ARTICLE ]

Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm në Prishtinë

ETRIT REXHEPI

OUR VERDICT

error

Shifra prej 4 milionë mungesash i përket nxënësve të shkollave në të gjithë Kosovës, jo shkollave të Prishtinës.

Janë publikuar përmbajtje ku pretendohen për katër milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Komunës së Prishtinës në një gjysmëvjetor.

Përmbajtjet me këtë pretendim janë publikuar të hënën (27 prill) nga mediat “Koha.net”And“Clan of Kosovo".

Cili është e vërteta?

Shifra prej 4 milionë mungesash i përket nxënësve të shkollave në të gjithë Kosovës, jo shkollave të Prishtinës.

Mediumi “Koha.net” ka paraqitur pretendimin me anë të një artikulli, ndërsa “Klan Kosova” nëpërmjet një storje të lexuar në një edicion lajmesh. Pas kontrollit të përmbajtjeve u vërejt se në storjen e “Klan Kosova”, pretendimi i paraqitur në titull, dallon me atë të cilin e lexon moderatori i lajmeve, për shkak se ai gjatë leximit e thekson së bëhët fjalë për katër milionë mungesa në shkollat e Kosovës.

Ndërsa në artikullin e “Koha.net” ky pretendim është i njëjtë si në titull ashtu edhe në përmbajtje, më përjashtim të rastit kur është cituar Drejtori i Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini.

Për shkak se të dy këto përmbajtje kanë si burim të njëjtat deklarata të drejtorit Shahini, hibrid.info me anë të kërkimi manual në llogarinë e tij, gjeti postimin të cilat u janë referuar mediat në fjalë (shih here).

Postimi i transkriptuar i drejtorit Shahini:

“Sot qysh në mëngjes kam angazhuar stafin e Drejtorisë së Arsimit, për të ndërmarrë një aksion të gjerë në shkollat fillore e të mesme të Kryeqytetit për evidentimin e mungesave të nxënësve dhe masave që po merren nga shkollat.

Shifrat që po shohim janë shqetësuese. Mungesat e paarsyeshme nuk janë vetëm orë të humbura mësimi — ato janë një sinjal për probleme më të thella dhe një rrezik real për zhvillimin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Kur nxënësit nuk janë në shkollë, ku janë? A janë prindërit në dijeni? A po reagojnë shkollat me kohë dhe me seriozitet?

According to reports in country level, flitet për rreth 4 milion mungesa në një gjysmëvjetor, prej tyre afro 1 milion të paarsyeshme. Kjo nuk mund të trajtohet si statistikë — është një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm.

Zgjidhja nuk është e njëanshme. Prindërit janë partnerë kyç dhe pa përfshirjen e tyre nuk mund të ketë ndryshim real. Në ditët në vijim do të intensifikojmë komunikimin me ta dhe do të ndërmarrim hapa konkretë, që mungesa të tilla të mos kalojnë pa përgjegjësi.”

Në bazë të këtij postimi, kuptohet se drejtori Shahini, duke iu referuar raportimeve në media, ka folur për numrin e mungesave në nivel të vendit.

Hibrid.info gjeti një video-material të transmetuar në një edicion të lajmeve në Radio Televizionin “Dukagjini”. Videoja me mbishkrimin “’Ikja’ prej orëve të mësimit – Gati 4 milionë mungesa në shkollat e Kosovës, ministri Çeku ka një zgjidhje” është publikuar në faqen në Facebook të këtij mediumi të dielën (26 prill) (shih here).

Në raportim nuk bëhet e ditur se nga janë marrë të dhënat, por është e qartë e ato u referohen të dhënavë për shkollat në të gjithë Kosovën, në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollot 2025-26.

E njëjta storje është gjetur e publikuar edhe si artikull (shih here). Pra, kjo tregon se raportimet fillestare për numrin e mungesave i referoheshin të dhënave në nivel vendi, dhe jo në nivel komunal.

Analyze:

Disa raportimet pretenduan se në shkollat e Komunës së Prishtinës ka rreth 4 milionë mungesa të nxënësve brenda një gjysmëvjetori.

Në fakt, kjo shifër i referohet mungesave në nivel të gjithë Kosovës, jo vetëm Prishtinës.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Gabim”.

Reasoning:

The "Error" rating is given to informational content in which, during the compilation or publication process, errors occur by publishing incorrect information (especially when dealing with information in figures) or by broadcasting poorly verified news, without the clear intention of misinforming the public.

Report

Help us improve by reporting your problems or suggestions.

0 / minimum 10 characters