Nëpërmjet një publikimi në media sociale është pretenduar se presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur për Kosovën dhe “refuzimin e projekteve amerikane”.
Page "Gazzetta Journal” në Facebook, më 23 qershor ka publikuar një përmbajtje të titulluar “Donald Trump ‘selam’ Albin Kurtit dhe Dejona Mihalit: Ne paguajmë triliona për sigurinë tuaj, ndërsa ju refuzoni projektet amerikane”.
The truth?
Donald Trump nuk ka dhënë deklaratë të tillë. Ai në disa raste ka folur për paratë e shpenzuara për sigurinë në Evropë dhe për aleatët, por nuk ka specifikuar ndonjëherë Kosovën. Po ashtu nuk mund të gjendet një publikim kredibil që e citon Trumpin tek kritikon Kosovën për “refuzim të projekteve dhe interesave amerikane”.
Çka thuhet në përmbajtjen e publikuar?
Në përmbajtje pretendohet se Trumpi u ka dërguar mesazh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, dhe koordinatorës së komiteteve në këtë parti, Dejona Mihali.
Aty përmenden “kritikë pro-Trump” që vlerësojnë se “kohët e fundit Prishtina ka zgjedhur një rrugë që nuk reflekton mirënjohje”.
Shkrimi nuk e citon asnjë medie e as nuk tregon se ku e ka thënë këtë deklaratë Trumpi.
Part of the content:
“Ne kemi shpenzuar triliona dollarë për të mbrojtur Evropën dhe aleatët tanë, duke përfshirë Kosovën. Ne kemi ushtarë, baza dhe para të taksapaguesve amerikanë këtu për t’ju dhënë siguri. Dhe çfarë marrim në këmbim? Refuzim pas refuzimi për projektet dhe interesat amerikane,” thuhet në frymën e mesazhit të Trump.

Publikimi i ka marrë 1.6 mijë pëlqime, më shumë se 700 komente e 238 shpërndarje. Përmbajtja është ripublikuar edhe nga faqe të tjera në media sociale (shih here) dhe një portal në gjuhën shqipe (shih here).
Një kërkim në “Google” me citatin e pretenduar nuk çon në asnjë artikull kredibil që do ta vërtetonte se bëhet fjalë për deklaratë të thënë nga Trumpi.
Po ashtu po që se kërkohet me “Trump flet për Kosovën” or “Trump flet për Kurtin” në 30 ditët e fundit, nuk ka artikuj kredibilë që tregojnë se Trumpi ka dhënë qëndrim të tillë për Kosovën.
Analyze:
Nuk është i vërtetë pretendimi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar Kosovën për “refuzim të projekteve amerikane” edhe pse “SHBA-ja shpenzon triliona dollarë për sigurinë” e saj.
Verifikimet nuk gjejnë asnjë deklaratë apo burim të besueshëm që e konfirmon këtë citat.
Publikimi i shpërndarë në rrjetet sociale paraqet një deklaratë të sajuar dhe të pambështetur në fakte.
Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e vlerëson këtë publikim si “Lajm i rremë”.
rationale
The “Fake News” rating is given to informational content that is entirely fabricated or that contains factually incorrect claims or information. Content that is rated as fake news can be defined as having been created and distributed with the intent to misinform the public, i.e., to present a claim that is completely false as fact.