Latest News | AI-generated audio falsely presented as evidence of a Serb against Thaci… Latest News | The claim that Edi Rama threatened to send troops to Kosovo is false, the image is… Latest News | The British historian has not made a statement comparing the EU to Russia and... Latest News | Albin Kurti did not participate in the protests in Albania, the image is generic… Latest News | The video of the movement of military vehicles was not made in Albania, but in… Latest News | Images depicting scenes from the protests in Tirana were generated with AI Latest News | An AI-generated image falsely claims that Kosovo Serbs are fleeing... Latest News | Image showing a banner with the inscription that protesters in Tirana are... Latest News | Russian media falsely claims that over 1 people have been arrested during the… Latest News | Weekly Review: Misinformation about Kosovo in the Serbian election campaign, i…
[ ARTICLE ]

Audio e gjeneruar me IA paraqitet rrejshëm si dëshmi e një serbi kundër Thaçit

FATBARDH DEMA

OUR VERDICT

Lies

Videoja pretendon se një dëshmitar serb në Hagë flet kundër Thaçit, por audioja është e gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook (see here), pretendohet se një dëshmitar serb shpreh dëshirën që Hashim Thaçi të ishte në vendin ku janë Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti.

Përmes titrave në gjuhën shqipe dhe audios në gjuhën serbe, në video dëgjohet një person duke thënë: “I kërkoj falje trupit gjykues, por do të doja që edhe Hashim Thaçi të ishte aty ku janë Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Kjo do të ishte drejtësia e vërtetë për serbët.”

What's wrong with this content?

Pas verifikimit të audios të kryer nga hibrid.info përmes platformave për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale (IA), si dhe gjurmimi i pamjeve origjinale, tregojnë se videoja paraqet një pamje nga një seancë e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, së cilës i është vendosur një audio e rreme.

Pretendimi se një dëshmitar serb i ka shqiptuar këto fjalë gjatë një seance në Hagë nuk mbështetet nga pamjet origjinale të identifikuara gjatë verifikimit.

Analiza e audios përmes platformës Diop­ter.ai e vlerësoi atë me 100% si të gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Ndërkaq, platforma DetectDeepFakes.com e vlerësoi me 98% mundësinë që audioja të jetë e gjeneruar me AI (see pictures below).

Gjatë hulumtimit u identifikua edhe burimi i pamjeve që shfaqen në video. Fotografia përkatëse ishte publikuar më 12 korrik 2023 nga mediumi “balkaninsight.com”. Pas identifikimit të datës, u kërkua regjistrimi i seancës së asaj dite në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Nga verifikimi u vërtetua se në seancën e 12 korrikut 2023 kishte dëshmuar Rrustem Mustafa (shih here), dhe jo një dëshmitar serb që shqipton deklaratën e paraqitur në videon që po qarkullon në Facebook.

Pra, videos i është vendosur një audio e gjeneruar me inteligjencë artificiale, duke krijuar përshtypjen e rreme se fjalët e paraqitura në titra janë thënë nga një dëshmitar serb gjatë një seance gjyqësore.


Analyze

Përmes një videoje që po qarkullon në Facebook pretendohet se një dëshmitar serb në Hagë ka deklaruar se Hashim Thaçi duhej të ishte aty ku janë Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti.

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se audioja është e gjeneruar me inteligjencë artificiale, ndërsa pamjet janë marrë nga një seancë e 12 korrikut 2023, në të cilën kishte dëshmuar Rrustem Mustafa.

Based on its work methodology, hibrid.info assesses this content as "Fraud".

rationale

The “Deception” rating is given to informational content that is manipulated in terms of visual (deepfake, cheapfake), audio, or textual content to deceive the audience. This form of deception is usually used to produce false and manipulated content.

Report

Help us improve by reporting your problems or suggestions.

0 / minimum 10 characters