Latest News | The dairy factory was not closed by the government, but by the company board. Latest News | Trump has not publicly called for Kosovo's membership in NATO. Latest News | Facts about the "Thaci and Others" trial and misinformation over the years Latest News | The false claim of Rifat Jashari's "statement" against Edi Ram returns... Latest News | Increasing ticket prices vs. digitalization of services Latest News | NATO did not say that Kosovo was not invited to the Ankara Summit due to the risk… Latest News | Closing conference of the project “Cooperation with Media in Kosovo” Latest News | Four ways misinformation about economic issues is spread Latest News | With an old video, false claims are made about "the introduction of weapons from Serbia... Latest News | The traffic lights in the video are not melted by extreme weather
[ ARTICLE ]

The dairy factory was not closed by the government, but by the company board.

ETRIT REXHEPI

OUR VERDICT

disinformation

Fabrika u inspektua nga AUV-ja, ndërsa vendimi përmbyllje të përkohshme të saj është marrë nga vetë kompania.

Publikohen përmbajtje në të cilat pretendohet se një fabrikë e qumështit është mbyllur me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Artikujt me këtë pretendim janë publikuar të enjten (2 korrik) në mediat “GazetaBlic.com""GazetaTema.net","Shqiptarja.com","Report-tv.al”  dhe në portalin e dyshimtë “infofirst.net".

Përmbajtja po ashtu u publikua si postim në Facebok në faqen me emrin “ALB BANIA” (shih here).

What's wrong with the content?

Pretendimi në titull nuk është i saktë. Fabrika u inspektua nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ndërsa vendimi përmbyllje të përkohshme të saj është marrë nga vetë kompania.

Hibrid.info ka kontrolluar brendësinë e artikujve me këtë pretendim në titull. Aty raportohet se fabrika e qumështit “Vita” në Istog është mbyllur përkohësisht me vendim të drejtuesve të saj pas kontrolleve të AUV.

AUV ka deklaruar se nuk është marrë asnjë masë për mbylljen e fabrikës pas inspektimeve.

Inspektimi ka qenë vetëm verifikues dhe për marrje mostrash, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të dalin pas analizave laboratorike.

Inspektimi është kryer pas uljes së prodhimit të qumështit nga kompania nga 1 korriku për shkak të mungesës së tregut.AUV thotë se gjatë kontrollit janë gjetur mospërputhje me ligjet në fuqi.

Ndërsa, drejtori i fabrikës, Artan Spahia, pretendoi se inspektimet janë urdhëruar nga ministriArmend Muja dhe se vendimi ka qenë i targetuar vetëm ndaj kompanisë së tij.


Hibrid.info bëri hulumtim shtesë për pretendimet në këtë tekst. Së pari kontrollimi u bë në burimet e informimit të palëve të përfshira në ngjarje. Në faqen në Facebook të AUV-it si institucion kompetent, u gjet një postim i datës 2 korrik, lidhur me këtë situatë.

in notification thuhej se AUV ka zhvilluar një inspektim të jashtëzakonshëm në një subjekt që merret me përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve të qumështit, me qëllim verifikimin e përputhshmërisë së aktivitetit të tij me kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Gjatë inspektimit u tha se janë konstatuar mospërputhje me legjislacionin në fuqi, pas verifikimit të dokumentacionit, kontrollit fizik të objektit dhe inspektimit të linjave të prodhimit.

Sipas këtij institucioni, subjekti nuk posedon autorizim të veçantë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve me bazë yndyrash bimore dhe proteinash qumështi, për qëllimet e deklaruara në etiketim.

AUV deklaroi se deri në këtë fazë nuk ka marrë asnjë vendim për mbylljen e subjektit, pasi inspektimi ka përfshirë vetëm verifikimin dhe marrjen e mostrave për analiza.

Veprimet përfundimtare administrative dhe ligjore do të përcaktohen pas pranimit të rezultateve laboratorike, të cilat do të shërbejnë si bazë për vlerësimin përfundimtar të rastit.

Ndërsa në njëconference për media të datës 3 korrik, nga qumështorja “Vita”, u konfirmua inspektimi që u bë në këtë kompani nga AUV-ja. Në konferencë u tha se ministri në detyrë, Armend Muja, ka marrë më 2 korrik vendim për kontroll urgjent në qumështoren “Vita”.

Sipas tyre, kontrolli është zhvilluar nga një grup i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë dhe AUV-së.

Artan Spahija, drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, njoftoi se vendimi për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit nuk është marrë nga Ministria apo AUV-ja, por nga vetë bordi i kompanisë.

Ai shtoi se pezullimi është bërë pasi AUV ka marrë mostra të qumështit “Vita 3.2%” për analiza laboratorike.

Kjo kompani kërkoi që analizat të kryhen dhe të publikohen sa më shpejt, duke deklaruar se është e gatshme ta rifillojë menjëherë grumbullimin e qumështit.

Deklarata fillestare nga konferenca për media e qumështores “Vita”

“Fillimisht kanë ardhur si inspektora, pastaj ka dalë që janë të Ministrisë. Me një vendim me datën 02.07, ministri në detyrë Armend Muja, 19 / 18, ka marrë një vendim për një kontroll urgjence për qumështoren “Vita”. Ne i kemi pritur në zyre dhe i kemi kërkuar të prezantohen për çka dhe kush kanë ardhur se ka qenë një numër shumë i madh. Neve na ka ardhë vetëm kjo nga këshilltarja e ministrit dhe jo nga dikush tjetër. Për fat të keq muj me thanë që ka pasë grup punues, i cili nuk është marrë fare me neve. Ka pasë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe AVUK-ut. Pastaj të gjithë këta kanë fillu në vizitë në fabrikë. Desha të ju njoftoj që vendimin për pezullimin, nuk e ka marrë as Ministria e as AVUK-u. Këto e kemi marrë neve si bord. Arsyeja e këtij vendimi ka qenë se janë marrë mostrat të qumështit “Vita 3,2”, me pretendimin të analizës. Ne kemi thënë, prapë ju bëjmë apel, që sa ma shpejt që është e mundur, të bëhen analizat, të publikohen dhe në jemi të gatshëm, që sot apo nesër të fillojmë grumbullimin”.

Për inspektimin në fjalë, u deklarua edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja nëpërmjet një posting në llogarinë e tij në Facebook. Ai tha se kontrolli i zhvilluar në kompaninë “Vita” është një inspektim i rregullt nga AUV-ja i cili bën pjesë në mandatin ligjor të këtij institucioni për të verifikuar zbatimin e ligjit, standardeve të sigurisë ushqimore, licencave dhe autorizimeve nga operatorët ekonomikë në sektorin e ushqimit.

Për të konfirmuar më shumë për pretendimin, hibrid.info kontrolloi edhe me anë të makinës së kërkimit “Google”, me fjalët “qumeshtorja vita” (shih here). Rezultatet nga kërkimi kanë shfaqur disa artikuj të mediave kredibile, ku është raportuar se kjo kompani është vetëmbyllur përkohësisht (shih here, here and here).


Hibrid.info më tej hulumtoi në uebfaqet zyrtare institucionale (here and here) dhe në uebfaqen e kompanisë “Vita” (here), me qëllim gjetjen e dokumenteve zyrtare që do të konfirmonin vendimet e deklaruara nga palët. Megjithatë, nga kërkimi nuk u gjetën dokumente që vërtetonin vendime për inspektim apo për pezullim të punës, as në burimet institucionale dhe as në faqen zyrtare të kompanisë.

Analyze:

Titujt dhe përmbajtjet e disa artikujve të publikuar paraqesin pretendimin se fabrika e qumështit “Vita” në Istog është mbyllur me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Nga verifikimi i fakteve dhe deklaratave të palëve të përfshira, rezulton se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka kryer vetëm një inspektim të jashtëzakonshëm verifikues dhe për marrje mostrash, pa marrë asnjë vendim për mbyllje. Ndërsa, vendimi për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të fabrikës është marrë në mënyrë vullnetare nga vetë bordi drejtues i kompanisë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë” dhe “Manipulim i fakteve”.

Reasoning:

"Disinformation" is defined as information content that contains a "mix" of inaccurate sources or even half-truthful attributes, and that is created and/or distributed with the deliberate intention of causing harm. The motive behind the producers/distributors of disinformation content lies in achieving a political, financial, psychological or social goal.

“Factual manipulation” is a rating given to informational content that uses facts known to be accurate but interprets them in a distorted manner. These reports typically use accurate information to draw incorrect conclusions or claims, thereby misleading consumers of media content about the actual meaning of the facts presented.

Report

Help us improve by reporting your problems or suggestions.

0 / minimum 10 characters