Latest News | Grenell did not say that "there will be elections in September after Thaçi's return" Latest News | It is falsely claimed that a poll was conducted on the popularity of the parties... Latest News | It is falsely claimed that the Turkish Foreign Minister reacted to Vučić's step… Latest News | The draft law on Albanians in Serbia has not yet been approved by Congress or... Latest News | The title does not clarify that it is about beneficiaries who do not meet the criteria... Latest News | How the figure of Rifat Jashari is being used to produce misinformation Latest News | A fabricated statement is presented as Kurti's Latest News | Weekly Review: AI-Manipulated Photo Falsely Representing Llugi… Latest News | Ibri and Ujmani as an instrument of hybrid warfare Latest News | How Serbian media is building false narratives about the film "Dua"
[ ARTICLE ]

Grenell did not say that "there will be elections in September after Thaçi's return"

FATBARDH DEMA

OUR VERDICT

MANIPULATION OF FACTS

Verifikimi tregon se një deklaratë e tillë nuk gjendet në intervistën e Richard Grenellit.

Facebook page “Kosovo Report” ka publikuar një përmbajtje me pretendimin se Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump për Misione të Veçanta, ka thënë se "në Shtator do ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit".

What's wrong with this claim?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i pasaktë.


FACTS

Pretendimi është bazuar në një intervistë të Richard Grenellit për “Express newspaper”, në të cilën ai ka folur për krizën politike në Kosovë dhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Megjithatë, në tekstin e intervistës nuk gjendet ndonjë deklaratë e Grenellit se në shtator do të ketë zgjedhje apo se zgjedhjet do të mbahen pas kthimit të Hashim Thaçit.

Pjesa e artikullit ku thuhet se “vendi mund të shkojë lehtë në zgjedhje të reja në vjeshtë” është pjesë e përshkrimit të situatës politike nga autori i artikullit dhe nuk është citim i Grenellit. Kjo fjali, në artikullin e “gazetaexpress.com” nuk është vendosur në thonjëza dhe nuk i atribuohet atij (see photo below).


Në anën tjetër, në pjesën ku flet për Hashim Thaçin, Grenell shprehet se “Perëndimi do që ish-Presidenti Hashim Thaçi të lirohet dhe të kthehet që të ndihmojë për ta udhëhequr Kosovën përsëri”. Megjithatë, ai nuk përmend ndonjë datë për kthimin e Thaçit dhe as nuk e lidh kthimin e tij me mbajtjen e zgjedhjeve.

Sa i përket datës së shtatorit, Kosovo Specialized Chambers kanë njoftuar se më 16 shtator do të shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Përmbajtja e publikuar në Facebook u trajtua për verifikim për shkak të ndërveprimit që kishte marrë deri në momentin e përgatitjes së këtij artikulli. Deri atëherë, ajo kishte grumbulluar 51 reagime, 46 komente dhe 1 shpërndarje.


Transparenca e faqes “Kosova Report”

Faqja “Kosova Report” në platformën Facebook ka mbi 70 mijë ndjekës. Sipas të dhënave të transparencës, faqja është krijuar më 12 qershor 2019, menaxhohet nga Italia dhe ka dy administrator. Historiku i faqes tregon se ajo ka ndryshuar emrin nga “Ushtria e Kosovës” në “Ushtria e Kosovës Report” më 10 shtator 2021 dhe pastaj më 19 shtator 2021 në “Kosova Report” (see here).


Analyze

Faqja “Kosova Report” përmes një postimi ka pretenduar se Richard Grenell ka thënë se në shtator do të ketë zgjedhje në Kosovë pas kthimit të Hashim Thaçit.

Pas verifikimit të fakteve u vërtetua se Grenell nuk ka bërë një deklaratë të tillë dhe nuk e ka lidhur kthimin e Thaçit me zgjedhjet. Ajo pjesë e intervistës ku përmenden zgjedhjet në vjeshtë është shkruar nga autori i artikullit, ndërsa Grenell ka folur veçmas për dëshirën që Thaçi të lirohet dhe të kthehet në Kosovë.

Based on its work methodology, hibrid.info assesses this content as "Manipulation of facts".

rationale

“Factual manipulation” is a rating given to informational content that uses facts known to be accurate but interprets them in a distorted manner. These reports typically use accurate information to draw incorrect conclusions or claims, thereby misleading consumers of media content about the actual meaning of the facts presented.

Report

Help us improve by reporting your problems or suggestions.

0 / minimum 10 characters