Latest News | Mihali did not make the comparison between the Serbian List and the vice-chairmen of the PDK... Latest News | When social topics become click bait Latest News | The inscriptions do not indicate that the decision for these additions was made in Greece. Latest News | KFOR exercises are presented as groundless preparations for unrest in Kosovo Latest News | It is not true that from September 7, Albanian citizens must have... Latest News | Old video from Indonesia falsely portrays road conditions in K… Latest News | The baseless narrative that Kosovo-Albania-Croatia cooperation constitutes… is back. Latest News | Alleged AI-generated image of Albin Kurti with Lidija Sokolovic Latest News | Weekly Review: False and unfounded allegations about political figures… Latest News | The “Pink Slime” Phenomenon: When sites posing as media outlets provide content…
[ ARTICLE ]

Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së dhe LDK-së

ETRIT REXHEPI

OUR VERDICT

MANIPULATION OF FACTS

Informacioni i paraqitur në tekst është paraqitur si deklarim i Mihalit, por ajo nuk ka bërë krahasimin që pretendohet.

Publikohet një imazh ku shfaqet Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), me mbishkrimin “’Nuk është problem Lista Serbe, por nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së’: Dejona Mihali zbulon planin e VV-së për bllokimin e shtetit.’"

image është publikuar të mërkurën (8 shtator) në faqen në Facebook, me emrin “Jepi zë”.

What's wrong with this content?

Informacioni i paraqitur në tekst është paraqitur si deklarim i Mihalit, megjithatë në deklarimin e saj ajo nuk ka bërë krahasimin që pretendohet.

Duke pasur parasysh se imazhi shoqërohet me portretin e Dejona Mihalit dhe teksti është formuluar në formë citati të drejtpërdrejtë, e gjithë përmbajtja e paraqitur në këtë mënyrë krijon bindjen se kemi të bëjmë me një deklaratë origjinale të saj.


Mbishkrimi i këtij postimi paraqet një arsyetim rreth zhvillimeve politike dhe bllokimit të Kuvendit, ku vlerësohet se fillimisht zyrtarët e LVV-së u munduan ta arsyetonin bllokadën duke u bazuar te fjalimi i Slavko Simiqit që foli në “emër të popullit serb”.

Megjithatë, postimi pretendon se sipas Dejona Mihalit, problemi real nuk është Lista Serbe, por fakti që LVV-ja refuzon të votojë nënkryetarët e propozuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Teksti shton se Mihali e ka lidhur këtë votim me qëndrimin e partive opozitare rreth zgjedhjes së Presidentit, duke theksuar se nuk mund të ketë marrëveshje vetëm për postet e tyre ndërkohë që institucionet e Republikës, siç është Presidenti, mbahen në bllokadë.

Mbishkrimi i postimit në fjalë:

“‘Nuk është problem Lista Serbe, por nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së’: Dejona Mihali zbulon planin e VV-së për bllokimin e shtetit

*

Deputetë dhe zyrtarë të VV-së sot u munduan ta arsyetonin bllokimin e Kuvendit me fjalimin e Slavko Simiqit, i cili foli në “emër të popullit serb”, siq tha ai por u kundërshtua nga deputetë të pushetit të cilët çuditrisht edhe vetë e kishin thënë e shkruar në postime.

Por, sipas Dejona Mihalit, problemi qëndron te refuzimi i VV-së për të votuar nënkryetarët e propozuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Mihali e ka lidhur votimin e tyre me qëndrimin e këtyre partive për zgjedhjen e Presidentit

“Nuk mund të ketë marrëveshje vetëm për postet e tyre dhe bllokadë për institucionet e Republikës, siç është Presidenti”, ka shkruar ajo.”

Hibrid.info ka kontrolluar në llogarinë në Facebook, aty ku zakonisht ajo paraqet qëndrimet e saj (shih here).

Në mesin e statuseve të publikuara, aty është gjetur edhe një i tillë, ku ajo ka shprehur qëndrimin të cilit i janë referuar në përmbajtjen që po trajtohet (shih here).

Në postim konfirmohen qëndrimet e zyrtares së LVV-së, se ky subjekt e kushtëzon votimin e nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe LDK-së me një marrëveshje më të gjerë për funksionimin e institucioneve.

Megjithatë, ajo nuk e përmend fare Listën Serbe në statusin e saj, që do të thotë se pjesa e paraqitur si citat në imazh është një interpretim apo parafrazim i autorit të publikimit.

Analyze

Faqja në Facebook “Jepi zë” publikoi përmbajtje me mbishkrimin “‘Nuk është problem Lista Serbe, por nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së’: Dejona Mihali zbulon planin e VV-së për bllokimin e shtetit”, duke bashkëngjitur edhe portretin e koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), Dejona Mihali.

Në mbishkrim, pjesa e vendosur në thonjëza i atribuohet Mihalit si deklaratë e drejtpërdrejtë e saj.

Ndonëse postimi i saj trajton çështjen e kushtëzimit të votës për nënkryetarët e Kuvendit me bllokadën e institucioneve dhe çështjen e Presidentit, verifikimi i bërë në llogarinë zyrtare të Dejona Mihalit në Facebook gjeti se ajo nuk e ka përmendur fare Listën Serbe në statusin e saj.

Duke pasur parasysh se përmbajtja shoqërohet me portretin e Dejona Mihalit dhe është formuluar si citat i drejtpërdrejtë, e gjithë kjo formë paraqitjeje mund të krijojë bindjen e rreme se kemi të bëjmë me një deklaratë autentike të saj.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, kjo përmbajtje është vlerësuar si “Manipulim i fakteve”.

rationale

“Factual manipulation” is a rating given to informational content that uses facts known to be accurate but interprets them in a distorted manner. These reports typically use accurate information to draw incorrect conclusions or claims, thereby misleading consumers of media content about the actual meaning of the facts presented.

Report

Help us improve by reporting your problems or suggestions.

0 / minimum 10 characters