Latest News | Baseless narrative by Gouillon "about suffering of Kosovo Serbs due to... Latest News | The warning of a reduction in KFOR troops is unfoundedly interpreted as... Latest News | With photographs of the treatment of KLA soldiers, false claims are made about "s... Latest News | The Kurti-Barbano meeting is being used to raise unfounded claims about… Latest News | Unfounded claim of hundreds of millions of dollars in wealth in Cyprus is republished... Latest News | Lushtaku has not resigned from PDK, it is a warning in… Latest News | Unfounded claim that the UÇPMB office in Presheva is used for “activities… Latest News | Slovenian television did not report that Martin Berishaj is a citizen of Serbia Latest News | PDK has not presented any new position on a coalition with LVV Latest News | Truth-based manipulations
[ ARTICLE ]

Narrativë e pabazë nga Gouillon “për vuajtje të serbëve të Kosovës për shkak të fesë”

FATBARDH DEMA

Arnaud Gouillon, drejtor i Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore në Qeverinë e Serbisë, ka pretenduar se “serbët e Kosovës po vuajnë për shkak të besimit të tyre fetar”.

Në një deklaratë nga Rusia, Gouillon ka thënë se serbët në Kosovë vuajnë “sepse janë ortodoksë”.

“Ka njerëz në zemër të Evropës, në Kosovë e Metohi, që vuajnë sepse janë serbë, sepse janë ortodoksë. Serbët, fatkeqësisht, nuk janë të vetmit të krishterë që vuajnë në botë, por të vetmit në Evropë që vuajnë për shkak të besimit. Humbja e vendeve të shenjta serbe në Kosovë e Metohi s’do të ishte humbje vetëm për Serbinë dhe popullin serb, por për tërë civilizimin evropian dhe për njerëzimin”, është cituar të ketë thënë ai nga një vizitë në Rusi.

Publikimi u has në media në gjuhën serbe (shih here, here and here).


Gouillon nuk ka përmendur asnjë fakt për pretendimin e tij. Deklarata e tij krijon përshtypjen për shkelje të lirive fetare në Kosovë e rrezikim të trashëgimisë.

Si garantohet toleranca fetare dhe mbrojtja e objekteve fetare në Kosovë?

Kosova është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Në Kushtetutë theksohet se Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare.


Po ashtu në Kushtetutë thuhet: “Republika e Kosovës do të promovoj ruajtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore të të gjitha komuniteteve, si pjesë përbërëse e trashëgimisë së Kosovës. Republika e Kosovës do të ketë detyrë të posaçme për të siguruar mbrojtjen efektive të tërësisë së objekteve dhe monumenteve të rëndësisë kulturore dhe fetare për komunitetet”.

Në mbështetje të lirisë së besimit, Kosova ka edhe Ligjin për Lirinë Fetare (shih here).

meanwhile law për Zonat e Veçanta të Mbrojtura “siguron të sigurojë mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturorë të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës, nëpërmjet themelimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura”.


Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, më 2022 në një njoftim publik pati bërë të ditur se që prej vitit 2008 me siguri fizike kujdeset për 24 objekte të kultit ortodoks, kryesisht kisha dhe manastire, si dhe në mënyra të ndryshme operative edhe për rreth 170 objekte të tjera ortodokse. E sipas njoftimit, prej marsit 2013, këto shërbime kaluan nën mbikëqyre të njësisë së formuar enkas për sigurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore fetare (NJSOTKF). Njoftimi pati treguar edhe për rënien e incidenteve në objektet fetare, e se kryesisht incidentet ishin në masë më të madhe te objektet myslimane.


Gouillon nuk ka ofruar fakte as për pretendimin për “humbje të vendeve të shenjta”.

A Google search with the words "Sulm ndaj Kishes Ortodokse Serbe ne Kosove” nuk nxjerr asnjë njoftim kredibil apo raport ndërkombëtar që do të theksonte se në Kosovë ka sulme ndaj Kishës Ortodokse Serbe apo tentim për “tjetërsim” të vendeve të shenjta serbe.


Edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare apo institucioneve vendore, te çështja e lirisë fetare nuk specifikohet se në Kosovë ka presion mbi serbët në këtë aspekt (Amnesty, People's Advocate).


Edhe në të kaluarën deklaratat e Gouillonit janë trajtuar nga hibrid.info. Janë identifikuar disa pretendime të pasakta e të paqëndrueshme, të cilat janë demantuar me fakte konkrete dhe burime të besueshme ndërkombëtare (shih here).


Pretendimi i Arnaud Gouillonit se serbët në Kosovë vuajnë për shkak të besimit ortodoks është i pabazuar dhe i pambështetur me fakte. Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë lirinë fetare dhe mbrojtjen e trashëgimisë fetare, përfshirë objektet e Kishës Ortodokse Serbe. Raportet vendore e ndërkombëtare nuk evidentojnë persekutim fetar ndaj serbëve në Kosovë.

Report

Help us improve by reporting your problems or suggestions.

0 / minimum 10 characters