Latest News | It is not true that from September 7, Albanian citizens must have... Latest News | Old video from Indonesia falsely portrays road conditions in K… Latest News | The baseless narrative that Kosovo-Albania-Croatia cooperation constitutes… is back. Latest News | Alleged AI-generated image of Albin Kurti with Lidija Sokolovic Latest News | Weekly Review: False and unfounded allegations about political figures… Latest News | The “Pink Slime” Phenomenon: When sites posing as media outlets provide content… Latest News | There is no evidence that Germany has 'tightened' asylum procedures to accommodate... Latest News | There is still no confirmation that Kurti will travel to the US for the UN Assembly... Latest News | Gashi did not say he would vote for the Serbian List over Vetevendosje Latest News | Gotovina did not say that "Thaci is not on trial, but the KLA is on trial",...
[ ARTICLE ]

It is not true that from September 7, Albanian citizens must have a passport to enter Kosovo.

FATBARDH DEMA

OUR VERDICT

FAKE NEWS

Nuk ka vendim zyrtar që ndryshon rregullat e hyrjes në Kosovë për shtetasit shqiptarë nga 7 shtatori.

Në median sociale Facebook po qarkullon një përmbajtje me pretendimin se nga data 7 shtator, qytetarët nga Shqipëria nuk mund të hyjnë në Kosovë pa pasaportë.

Përmbajtja u gjet e publikuar më 5 shtator nga faqja “Fshati Duhël Therandë” dhe më 7 shtator nga llogaria “Arber Hoxha".

What's wrong with this claim?

Në dokumentet zyrtare të publikuara nga institucionet e Kosovës nuk është gjetur ndonjë njoftim apo vendim që përcakton se nga 7 shtatori 2026 shtetasit e Shqipërisë duhet të posedojnë pasaportë për të hyrë në Kosovë.


FACTS

Sipas rregullave dhe marrëveshjeve në fuqi, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Kosovë me letërnjoftim të vlefshëm, pa qenë e nevojshme të kenë pasaportë.

Kosova ka ratifikuar në vitin 2023 marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. Ligji për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje është publikuar në Gazetën Zyrtare më 15 mars 2023 (shih here).

Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në udhëzuesin për shtetasit e huaj, të publikuar më 16 janar 2026, përcakton rregullat për hyrjen dhe qëndrimin në Kosovë. Dokumenti kërkon që shtetasi i huaj të posedojë dokument të vlefshëm udhëtimi, por ky rregull duhet lexuar në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare në fuqi, përfshirë marrëveshjen për lëvizjen me letërnjoftime (shih here).

Po ashtu, kërkimi në “Google” në lidhje me këtë pretendim, në mediat e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk ka nxjerrë ndonjë raportim të besueshëm që konfirmon ndryshimin e rregullave të hyrjes në Kosovë për shtetasit shqiptarë nga 7 shtatori 2026 (shih here).


Why is this content being treated?

Përmbajtja e publikuar nga faqja “Fshati Duhël Therandë”, deri në shkrimin e këtij artikulli ka grumbulluar 130 reagime, 235 komente dhe 7 shpërndarje. Ndërsa ajo e publikuar nga llogaria “Arbër Hoxha” ka grumbulluar 44 reagime, 36 komente dhe 4 shpërndarje.

Në seksionin e komenteve, vërehet se disa nga lexuesit e kanë marrë këtë përmbajtje si të vërtetë.


Analyze

Një pretendim i publikuar në Facebook se nga 7 shtatori 2026 shtetasit e Shqipërisë nuk mund të hyjnë në Kosovë pa pasaportë, është i pavërtetë.

Rregullat dhe marrëveshjet në fuqi u lejojnë shtetasve shqiptarë të udhëtojnë në Kosovë me letërnjoftim të vlefshëm. Po ashtu, nuk është gjetur ndonjë vendim zyrtar apo raportim i besueshëm mediatik që konfirmon ndryshimin e këtyre rregullave nga 7 shtatori.

Based on its work methodology, hibrid.info assesses this content as "fake news".

rationale

The “Fake News” rating is given to informational content that is entirely fabricated or that contains factually incorrect claims or information. Content that is rated as fake news can be defined as having been created and distributed with the intent to misinform the public, i.e., to present a claim that is completely false as fact.

Report

Help us improve by reporting your problems or suggestions.

0 / minimum 10 characters