Latest News | Unfounded claim that the UÇPMB office in Presheva is used for “activities… Latest News | Slovenian television did not report that Martin Berishaj is a citizen of Serbia Latest News | PDK has not presented any new position on a coalition with LVV Latest News | Truth-based manipulations Latest News | Arrests for suspected war crimes are presented without evidence as punishment for… Latest News | Weekly Review: Conspiracy Theory from the Kosovo Office in the Government of Serbia… Latest News | Misinformation about the protests in Albania, linked and spread in… Latest News | False claim that Mihali has warned of protests against the US if ins… Latest News | Serbian post-election narratives on the June elections: The victory of the S List… Latest News | Serbian narratives on the anniversary of Resolution 1244
[ ARTICLE ]

Unfounded claim that the UÇPMB office in Presheva is used for “terrorist activities”

FATBARDH DEMA

OUR VERDICT

CONSPIRACY THEORY

Pretendime të rreme për hapje të re të një zyre në Preshevë dhe narrativa të pabazuara për aktivitetet e saj.

“SKANDAL NË MES TË SERBISË: Terroristët e UÇK-së kanë hapur zyrë në Preshevë, ndërsa qytetarët kërkojnë reagim nga shteti!”, është titulli i artikullit të publikuar në mediumin në gjuhën serbe “vaseljenska.net".

Në këtë artikull citohet kanali në gjuhën serbe në Telegram “Koridor”, i cili raporton për këtë zyrë, duke pretenduar se “në një strukturë të tillë mund të ndodhin gjëra të ndryshme, nga mbledhja e fondeve për blerjen e armëve, deri te rekrutimi i anëtarëve të rinj të UÇPMB-së, si dhe aktivitete të tjera”.

What's wrong with this article?

Hibrid.info ka verifikuar pretendimet e këtij artikulli, nisur nga ai për hapjen e zyrës së UÇK-së në Preshevë.

Sipas gjetjeve, del se zyra në fjalë nuk është e UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), por e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së (Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc). Madje, edhe pretendimi se e njëjta zyrë është hapur tani nuk qëndron pasi ajo ekziston së paku që nga viti 2019, bazuar në një fotografi të publikuar në Facebook nga llogaria e OVL-UÇPMB në Preshevë (shih here).


Gjithashtu, në artikullin e publikuar nga mediumi në gjuhën serbe “vaseljenska.net” jepen pretendime pa asnjë provë se në këtë objekt mbahen rregullisht takime dhe tubime “të individëve të lidhur me struktura ekstremiste shqiptare”.

Artikulli vazhdon me pretendime të pabazuara se në këtë zyrë mund të zhvillohen aktivitete si “mbledhja e fondeve për armë” apo “rekrutimi i anëtarëve të rinj të UÇPMB-së”.

Po ashtu, pretendohet se qëllimi i tyre është “shkëputja e një pjese tjetër të territorit të Serbisë sepse OVLUÇK nuk është shpërbërë, por vetëm po pret një moment të përshtatshëm për veprimet e saj”.

Lidhur me këtë zyrë janë publikuar përmbajtje po në gjuhën serbe edhe nga kanale tjera në “Telegram” si “БУНТ је стајъе духа","BUNKER”And“Serbian Anger".

Në përmbajtjen e kanalit “CORRIDOR”, përveç pretendimeve, i bëhet thirrje udhëheqjes shtetërore të Serbisë që kjo zyrë “të shkatërrohet sa më shpejt”.

Në të njëjtën përmbajtje thuhet gjithashtu: “Ndërsa populli ynë po kalbet në burgje si terroristë fiktivë, terroristë të vërtetë po lëvizin lirshëm nëpër Serbi dhe kanë zyrat e tyre”.

Narrativa në fjalë duket se lidhet me arrestimin e disa personave të nacionalitetit serb në Kosovë ditë më parë. Kjo pasi përmbajtja e publikuar në “Koridor” shtron pyetjen se “si është e mundur që, ndërsa po zhvillohen procedura të sajuara kundër individëve serbë në Kosovë dhe Metohi me akuza për terrorizëm, organizatat që përdorin simbole të lidhura me UÇK-në veprojnë pa pengesa në Serbinë qendrore”.

Në lidhje me arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se të njëjtit kanë qenë pjesëtarë të njësive të posaçme të policisë së Serbisë në vitin 1999, e të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut më 15 janar, 1999 (shih here).


Analyze

Një artikull në gjuhën serbe pretendon se është hapur një zyrë e lidhur me UÇK-në në Preshevë dhe se ajo mund të shërbejë për aktivitete të ndryshme, përfshirë “mbledhjen e fondeve për armë” apo “rekrutimin e anëtarëve të rinj të UÇPMB-së”.

Megjithatë, verifikimet nga Hibrid.info tregojnë se kjo zyrë ekziston së paku që nga viti 2019 dhe nuk është hapur së fundmi, siç lë të kuptohet titulli i këtij artikulli.

Po ashtu, në artikull dhe në përmbajtje të shpërndara në “Telegram” bëhen pretendime dhe supozime të pabazuara për aktivitetet brenda këtij objekti, si dhe thirrje për reagim të autoriteteve për mbylljen e saj. Këto narrativa duket se lidhen edhe me zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë arrestime të personave të nacionalitetit serb, të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Prandaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Teori konspirative”.

rationale

"Conspiracy theories" are considered to be informational content that contains a false or unverifiable description of a phenomenon, event or person, presenting it as part or the result of a secret plan ("conspiracy"). The characteristic of these contents is that they present a series of claims, presented as facts, between which cause-effect relationships are established, without providing any reliable evidence.

Report

Help us improve by reporting your problems or suggestions.

0 / minimum 10 characters