Në TikTok është publikuar një përmbajtje përmes së cilës pretendohet se paraqitet një sondazh mbi pëlqyeshmërinë momentale të katër subjekteve politike në Kosovë.
Kjo përmbajtje u publikua më 8 gusht 2026 nga llogaria me emrin “megjininperkryeminister”. Në përshkrimin e saj thuhet: "Ardian Gjini dhe Aleanca nuk jane me partia e katert ne Kosove! Aleanca po rritet fuqishem".

What's wrong with this content?
Matjes së paraqitur i mungojnë të dhënat dhe informacionet bazë që do të mundësonin vlerësimin e kredibilitetit të saj. Në përmbajtje nuk bëhet e ditur se cili institucion, organizatë apo kompani e ka realizuar sondazhin. Po ashtu, nuk është gjetur ndonjë publikim i kësaj matjeje në media apo në burime të tjera kredibile.
Në grafikë pretendohet se partitë politike në Kosovë kanë këto përqindje të pëlqyeshmërisë momentale:
- Lëvizja Vetëvendosje – 32.8% (-2.1% nga matja e kaluar)
- Aleanca – 30.6% (+4.2% nga matja e kaluar)
- Partia Demokratike e Kosovës – 15.1% (-1.3% nga matja e kaluar)
- Lidhja Demokratike e Kosovës – 6.5% (-1.5% nga matja e kaluar)
Në fund të grafikës pretendohet se matja është realizuar me 1,500 respondentë, gjatë periudhës 1–7 gusht 2026, përmes intervistave telefonike dhe online.
Megjithatë, përveç këtyre të dhënave, nuk ofrohet asnjë informacion që do të mundësonte verifikimin e sondazhit, si emri i institucionit që e ka realizuar, metodologjia e plotë apo burimi i publikimit.
Hibrid.info ka kërkuar përmes Google lidhur me këtë matje, por që rezultatet nuk e shfaqin atë të publikuar në media ose burime kredibile (shih here).
Po ashtu, u kërkua edhe me fjalët kyçe “sondazh kosovë”, duke e kufizuar rezultatet në 1-7 gusht (shih here), siç pretendohet se u krye kjo matje. Mirëpo, rezultatet e këtij kërkimi nuk kanë shfaqur asnjë artikull kredibil që do të konfirmonte ekzistencën të këtij apo ndonjë tjetër sondazhi të pretenduar.
Pra, kjo përmbajtje është e publikuar vetëm nga llogaria e lartcekur në TikTok.
Why is this content being treated?
Deri në shkrimin e këtij artikulli, kjo përmbajtje ka arritur të grumbullojë mbi 11 mijë e 900 shikime, 143 pëlqime, 20 komente e 17 shpërndarje (shih here).
Bazuar në komentet e lëna në këtë përmbajtje, vërehet se një pjesë e audiencës e kanë marrë këtë përmbajtje si reale.
What are surveys?
A survey is a preliminary research to know a situation, opinions or attitudes about something specific. In this statistical method Results are drawn based on the study of a portion of the population, called a sample.
Bazuar në artikullin e Institutit Pew Research (research institute for surveys and evidence-based studies), it is clarified what information should be requested about how a survey was conducted.
Who conducted the survey and who sponsored it?
Who was interviewed?
How was the survey conducted?
How were people selected for the survey?
When was the survey conducted?
How many people were interviewed?
Was the survey weighted? If so, how?
Do the survey questions seem neutral and fair?
Analyze
Përmes një përmbajtjeje të publikuar në TikTok, pretendohet se një sondazh i realizuar me 1 mijë e 500 respondentë, gjatë periudhës 1–7 gusht 2026, paraqet pëlqyeshmërinë momentale të katër subjekteve politike në Kosovë.
Megjithatë, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që kjo matje nuk është kredibile. Pra, nuk dihet se kush e ka realizuar matjen dhe ajo nuk është gjetur e publikuar në media apo burime kredibile.
Based on its work methodology, hibrid.info assesses this content as "fake news".
rationale
The “Fake News” rating is given to informational content that is entirely fabricated or that contains factually incorrect claims or information. Content that is rated as fake news can be defined as having been created and distributed with the intent to misinform the public, i.e., to present a claim that is completely false as fact.