Një postim i publikuar në grupin e Facebook-ut “Lajmi Fundit”, nga profili “Kosova Sod”, pretendon se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do të kthehet së shpejti në Kosovë dhe do ta rrëzojë nga pushteti kryeministrin Albin Kurti.
Në imazhin e publikuar me postimin shkruhet: “LAJM QË TRONDIT KREJT KOSOVËN!”, ndërsa pretendohet se Hashim Thaçi, në një video, ka thënë: “Do të vi në Kosovë shumë shpejt dhe do ta rrëzoj Albin Kurtin bashkë me ekipin e tij.”
Çka dihet për këtë post?
Deri në shkrimin e këtij artikulli, ky pëlqim ka marrë 73 pëlqime, 46 komente dhe 5 shpërndarje. Megjithatë, nuk ka dëshmi që Hashim Thaçi e ka bërë këtë deklaratë.
Postimi nuk ofron burim të besueshëm për deklaratën dhe videoja që pretendohet se e dëshmon atë nuk përputhet me përmbajtjen e pretenduar.
LINKS e vendosur në postim çon në një video krejtësisht të palidhur me Hashim Thaçin. Adresa e YouTube-it hap një video me titullin “First Steps Song for Babies | Baby Walking Song | Toddler Learning Songs | Nursery Rhymes”, pra një përmbajtje për fëmijë, dhe jo një video politike apo deklaratë të Hashim Thaçit.
Profile "Kosova Sod” i cili e ka bërë këtë postim, është krijuar në Facebook më 17 gusht 2026, ndërsa të dhënat e profilit tregojnë se është përditësuar së fundmi. Ndërsa grupi në Facebook me emrin “Latest news” është grup publik me 5400 ndjekës.
Mospërputhja e linkut me pretendimin është veçanërisht domethënëse. Në vend që të ofrohet videoja origjinale që pretendohet se përmban deklaratën, përdoruesit i ofrohet një lidhje që çon në një material krejt tjetër. Kjo mund të përshkruhet si “deceptive linking”, ose përdorim mashtrues i lidhjeve, ku një URL paraqitet si dëshmi për një pretendim, ndonëse destinacioni i saj nuk e mbështet atë pretendim.
Analyze:
Nuk ka dëshmi se Hashim Thaçi ka deklaruar se do të kthehet në Kosovë “shumë shpejt” dhe se “do ta rrëzojë Albin Kurtin”.
Për më tepër, vegëza e vendosur si “provë” në postim çon në një video për fëmijë dhe nuk ka lidhje me pretendimin.
Bazuar në metodologjinë e punës së hibrid.info, pretendimi vlerësohet si i “Lajm i rremë”.
Reasoning:
The “Fake News” rating is given to informational content that is entirely fabricated or that contains factually incorrect claims or information. Content that is rated as fake news can be defined as having been created and distributed with the intent to misinform the public, i.e., to present a claim that is completely false as fact.