Në Facebook është publikuar një përmbajtje përmes së cilës pretendohet se ish-i dërguari i BE-së për Kosovën dhe diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, ka bërë një deklaratë në lidhje me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Në përmbajtjen e publikuar pretendohet se Petritsch ka thënë: “Albin Kurti është politikani më i përgatitur në tavolinat e bisedimeve. Ai nuk flet me slogane, por me fakte dhe një logjikë që shpesh i vë në vështirësi diplomatët e karrierës. Ai ka sjellë një nivel të ri të dinjitetit shtetëror në rajon”.
Kjo përmbajtje u publikua më 22 gusht nga llogaria “Sabit Salihu" on Facebook.

What's wrong with this content?
Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se Wolfgang Petritsch nuk ka bërë deklaratën që i atribuohet në këtë përmbajtje.
I njëjti pretendim ka qarkulluar në Facebook edhe më herët, së paku që nga dhjetori i vitit 2025, siç dëshmohet nga këto publikime (shih here and here).
FACTS
Fillimisht, hibrid.info ka kryer kërkime në Google duke përdorur pjesë të deklaratës së atribuuar diplomatit austriak. Rezultatet e kërkimit nuk kanë nxjerrë ndonjë publikim në media apo burime të tjera kredibile që do ta konfirmonte këtë deklaratë (shih here).
Kërkimi është bërë edhe në gjuhën angleze dhe atë gjermane, por as në këto raste nuk janë gjetur rezultate nga burime kredibile që do ta mbështesnin pretendimin (shih here and here).
Gjatë kërkimit për këtë pretendim, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar në media online në të cilët Petritsch ka folur për Albin Kurtin.
Në disa prej këtyre rasteve, Petritsch ka dhënë qëndrime për Kurtin dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi, siç mund të shihet në këto publikime të Radio Free Europe and Time.
Megjithatë, në asnjërin prej këtyre publikimeve dhe as në burime të tjera të gjetura gjatë verifikimit, Petritsch nuk rezulton të ketë bërë deklaratën që i atribuohet në përmbajtjet e publikuara në Facebook.
Analyze
Një përmbajtje e publikuar në Facebook i atribuon diplomatit austriak Wolfgang Petritsch një deklaratë lavdëruese për Albin Kurtin.
Verifikimi i kryer nga hibrid.info tregon se nuk ka burime kredibile që dëshmojnë se diplomati austriak e ka bërë këtë deklaratë. I njëjti pretendim qarkullon në Facebook që nga dhjetori i vitit 2025.
Edhe pse Petritsch ka folur në raste të ndryshme për Kurtin dhe dialogun Kosovë-Serbi, në asnjë prej deklaratave të gjetura nuk figuron citati i publikuar në Facebook.
Based on its work methodology, hibrid.info assesses this content as "Fake News".
rationale
The “Fake News” rating is given to informational content that is entirely fabricated or that contains factually incorrect claims or information. Content that is rated as fake news can be defined as having been created and distributed with the intent to misinform the public, i.e., to present a claim that is completely false as fact.