Latest News | Fake poll presented as being conducted by a television station Latest News | The publication of AI-generated videos related to the elections continues Latest News | Kurti did not say that Albanian students were wrong to protest in Skopje and that M… Latest News | The damage to a Serbian ambulance in a village in Vushtrri is presented without evidence... Latest News | The posts do not clarify that the increase in the price of bread occurred in Macedonia... Latest News | Spiropali did not say that Vjosa Osmani, leaders of PDK, and Baton Haxhiu are... Latest News | False claim that the first cases of hantavirus have been confirmed in Kosovo... Latest News | How do political influencers influence elections? Latest News | AI-generated videos related to elections are circulating in the media… Latest News | Fake survey on behalf of a university college
[ ARTICLE ]

Fake poll presented as being conducted by a television station

ETRIT REXHEPI

OUR VERDICT

MANIPULATION OF FACTS

Imazhi është shkëputur nga një kronikë e transmetuar në lajmet qendrore të KTV-së.

Publikohet një imazh ku paraqiten shifra të mbështetjes qytetare për subjektet politike, bazuar në një sondazh, të cilin pretendohet ta ketë realizuar televizioni “Kohavision” (KTV).

content me këtë pretendim është publikuar të mërkurën (20 maj) në Facebook, nga faqja me emrin “Mërgata me LDK-në”.

 The truth?

Hibrid.info gjeti se imazhi është shkëputur nga një kronikë e transmetuar në lajmet qendrore të KTV-së, ku është raportuar për rritjen e keqinformatave në prag të zgjedhjeve në Kosovë.

Deri në momentin e trajtimit, përmbajtja ka marrë 670 pëlqime dhe afër 40 komente. Nga përmbajtja e disa prej komenteve mund të vlerësohet se audienca e kësaj faqeje ka gjasa ta perceptojë pretendimin si të besueshëm.


Pretendimi nga ky imazh ishte trajtuar dhe vlerësuar si “Lajm i rremë” nga hibrid.info më 11 maj (shih here). Përmbajtja kishte mospërputhje lidhur me numrin e të anketuarve, nuk dihej se kush e ka realizuar sondazhin, i mungonin të dhënat për metodologjinë dhe nuk ofronte asnjë burim kredibil apo dokument mbështetës.

Për shkak se kjo përmbajtje e ripublikuar përmban logon e televizionit “KTV”, hibrid.info ka hulumtuar në kanalin zyrtar të këtij televizioni në YouTube (shih here).

Nga përmbajtjet e publikuara, u kontrollua videoja e lajmeve qendrore të fundit (20 maj ) të transmetuara në këtë kanal televiziv (shih here). Ndër kronikat e transmetuara në këtë edicion lajmesh ishte edhe ajo me titull “Rriten dezinformatat gjatë zgjedhjeve, qytetarëve u kërkohet kujdes me informacionet online" (see here).

Në atë kronikë, imazhi i sondazhit të pretenduar është përdorur vetëm si shembull vizual i keqinformatave që qarkullojnë në prag të zgjedhjeve dhe jo si sondazh i realizuar apo publikuar nga vetë televizioni.

Pra, nuk kemi të bëjmë me një sondazh të realizuar nga KTV, por me një imazh që është marrë nga kronika informative e këtij televzioni.


Për të gjetur nëse kemi të bëjmë me një sondazh të realizuar nga KTV, hibrid.info ka hulumtuar në uebfaqen e këtij televizioni. Në bazë të përmbajtjeve të publikuara së fundmi dhe pas kërkimit me fjalën “sondazh” brenda uebfaqes, nuk u gjet asnjë përmbajtje që do të konfirmonte ekzistencën e kësaj matjeje të opinionit publik (shih here and here).


The Facebook page named "Exile with the LDK” ka mbi 8 mijë ndjekës dhe publikon përmbajtje në mbështetje të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Përveç kësaj, hibrid.info në disa raste ka trajtuar dhe vlerësuar përmbajtjet e publikuara në këtë faqe (shih here, here, here, here, here and here).

Analyze:

Pretendimi se imazhi paraqet një sondazh të realizuar nga KTV është i pasaktë.

Hulumtimi i kryer nga hibrid.info në kanalin zyrtar të KTV-së në YouTube gjeti se imazhi është marrë nga një kronikë informative e transmetuar në lajmet qendrore të 20 majit, e cila trajtonte rritjen e dezinformatave gjatë zgjedhjeve në Kosovë.

Në atë kronikë, imazhi i sondazhit të pretenduar është përdorur vetëm si shembull vizual i keqinformatave të publikuara në prag të zgjedhjeve dhe jo si sondazh i realizuar apo publikuar nga vetë televizioni.

Andaj, bazuar në metodologjinë e vlerësimit, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen në fjalë si “Manipulim i fakteve”.

Reasoning:

“Factual manipulation” is a rating given to informational content that uses facts known to be accurate but interprets them in a distorted manner. These reports typically use accurate information to draw incorrect conclusions or claims, thereby misleading consumers of media content about the actual meaning of the facts presented.

Report

Help us improve by reporting your problems or suggestions.

0 / minimum 10 characters