Janë publikuar një artikull në gjuhën serbe me titullin të përkthyer në shqip “KFOR-i po përgatitet për trazira, ndërsa shqiptarët po keqtrajtojnë serbët: Ata po ushtrojnë mbrojtjen e Bondstill-it.".
Artikujt me këta tituj janë publikuar në mediat në gjuhën serbe “vaseljenska.net”And“in4s.net".
What is the truth?
Pretendimi në titull është bazuar në dy njoftimet të KFOR-it, ku është treguar për ushtrime ushtarake në territorin e Kosovës. Këto përgatitje lidhen me trazira të reja në Kosovë, të shkaktuara nga me veprimet e shqiptarëve ndaj serbëve.
Megjithatë, KFOR-i nuk i lidh këto aktivitete me trazira të pritshme apo me ndonjë pretendim për keqtrajtim të serbëve nga shqiptarët.

I njëjti pretendim me mbishkrimin “KFOR-i po përgatitet për trazira, ndërsa shqiptarët po përgatiten për më shumë se trazira.” është publikuar edhe në platformën Telegram në kanalin në gjuhën serbe “Српски Инат – Коридор СБ☧” (shih here).
Në tekste raportohet se KFOR-i ka zhvilluar dy stërvitje ushtarake në Kosovë.
Një në Kampin Bondsteel, ku u zhvillua një stërvitje për mbrojtjen e bazës dhe menaxhimin e viktimave në masë, duke simuluar kërcënime dhe situata emergjente.
Tjetra në afërsi të Deçanit, ku ushtarët bullgarë të KFOR-it zhvilluan stërvitje me helikopterë, të fokusuara në transportin e personelit, evakuimin e trupave dhe reagimin ndaj emergjencave.
Artikulli raporton se sipas KFOR-it, qëllimi i këtyre stërvitjeve ishte rritja e gatishmërisë operacionale, koordinimit dhe aftësisë për reagim ndaj situatave emergjente, si dhe kontributi në një mjedis të sigurt në Kosovë.
Hibrid.info kontrolloi në faqen e KFOR-it në Facebook dhe gjeti këto dy njoftime (shih here and here).
Në asnjërin prej njoftimeve nuk përmenden trazira në Kosovë, keqtrajtimi i serbëve nga shqiptarët apo ndonjë kërcënim i tillë që do të shërbente si arsye për zhvillimin e këtyre stërvitjeve.
KFOR-i thekson se aktivitetet janë pjesë e mandatit të tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe në lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Në dy artikujt është gjetur se raportimi është bazuar në një material të publikuar në “RT Balkan” (shih here). Edhe në titullin e artikullit origjinal pretendohet se shqiptarët po keqtrajtojnë serbët, por, ndryshe nga tekstet e trajtuara, në të vihet në dukje se KFOR-i nuk po ndërmerr asgjë përballë kësaj situate të pretenduar.
In one notification të 12 qershorit 2026, NATO-ja kishte deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë kishte vazhduar të përmirësohej dhe se, për këtë arsye, do të optimizonte praninë e KFOR-it dhe gradualisht do ta përshtatte forcën gjatë vitit të ardhshëm. Sipas NATO-s, situata e sigurisë në Kosovë mbetej përgjithësisht stabile, ndërsa ndryshimet në praninë e KFOR-it do të bëheshin gradualisht dhe në përputhje me kushtet në terren. Aleanca kishte theksuar gjithashtu se këto ndryshime mund të zhbëheshin nëse do të ishte e nevojshme.
Edhe ky paralajmërim i NATO-s ishte interpretuar pabazë, si kërcënim për serbët (shih here).
Analyze:
Raportimet nga mediat në gjuhën serbe që pretendojnë se stërvitjet e KFOR-it në Kampin Bondsteel dhe në afërsi të Deçanit janë përgatitje për trazira të reja në Kosovë, të lidhura me pretendimet për keqtrajtim të serbëve nga shqiptarët, nuk mbështeten në njoftimet zyrtare të KFOR-it.
KFOR-i i ka paraqitur këto aktivitete si stërvitje për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe për reagim ndaj kërcënimeve të simuluara dhe situatave emergjente, ndërsa nuk i ka lidhur ato me trazira të pritshme apo me ndonjë situatë të veçantë ndërmjet komuniteteve në Kosovë.
NATO gjithashtu thekson se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “Manipulim i fakteve”.
Reasoning:
“Factual manipulation” is a rating given to informational content that uses facts known to be accurate but interprets them in a distorted manner. These reports typically use accurate information to draw incorrect conclusions or claims, thereby misleading consumers of media content about the actual meaning of the facts presented.