Në një postim në TikTok është pretenduar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka bërë thirrje NATO-s që ta pranojë Kosovën si anëtare.
"Ekskluzive, presidenti i SHBA-së, Donald trump, i bën thirrje NATO-s ta pranojë Kosovën që të bëhet anëtare”, është mbishkrimi në një video në të cilën shihet Trumpi duke folur para një turme.
The publication was made by the account "dardaniatimes” në gjuhën angleze, më 2 korrik 2026.
What's wrong with the content?
Trumpi nuk ka dhënë deklaratë të tillë. Një deklaratë e tillë nuk është dhënë as në fjalimin mbi të cilin është bërë pretendimi e as nuk mund të gjendet online që është bërë ndonjëherë deri tash.

The facts:
Më 1 korrik 2026, Trumpi mbajti fjalim në ceremoninë hapëse të Bibliotekës Presidenciale “Theodore Roosevelt” në North Dakota. Në fjalimin prej një ore, Trumpi nuk ka përmendur askund Kosovën. Kjo vërtetohet po që se dëgjohet i tërë fjalimi (shih here) ose nëse lexohet i tërë transkripti i fjalimit (shih here).
Ndërkaq, në pjesën e shkëputur në TikTok Trumpi dëgjohet tek flet për hapjen e bibliotekës në emrin e Rooseveltit në qytezën e Medoras (minuta e dytë deri në minutën e katërt) në fjalimin e plotë.
Po ashtu, një kërkim në “Google” me fjalët “Trumpi bën thirrje që Kosova të anëtarësohet në NATO” nuk çon në artikuj të deritashëm kredibilë apo publikues të tjerë që të konfirmojnë këtë pretendim.
Një muaj më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por shtoi se kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të ndodhë në të ardhmen (shih here).
Autoritetet e Kosovës ndërkaq ka vite të tëra që kërkojnë pranimin në NATO (shih here).
NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut) është aleancë ndërkombëtare politike dhe ushtarake e përbërë nga 32 shtete anëtare nga Evropa dhe Amerika e Veriut. Qëllimi i saj kryesor është të garantojë lirinë dhe sigurinë e vendeve anëtare përmes mjeteve politike dhe ushtarake. Në Kosovë, që nga fundi i luftës me Serbinë ajo operon përmes misionit të KFOR-it me qëllim sigurie.
Analyze:
Pretendimi në TikTok se Donald Trump i ka bërë thirrje NATO-s ta pranojë Kosovën si anëtare, është i rremë.
Në fjalimin e 1 korrikut 2026 në North Dakota ai nuk e përmendi fare Kosovën. Madje, asnjë burim kredibil nuk konfirmon se Trump ka bërë një deklaratë të tillë.
Based on its work methodology, hibrid.info assesses this content as "Fake News".
rationale
The “Fake News” rating is given to informational content that is entirely fabricated or that contains factually incorrect claims or information. Content that is rated as fake news can be defined as having been created and distributed with the intent to misinform the public, i.e., to present a claim that is completely false as fact.