Publikohet një video-material që shfaq Naim Tërnavën, kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ku ai dëgjohet duke paraqitur një mundësi shërimi të diabetit.
Video-materiali është publikuar në Facebook nga një faqja me emrin “Satslospejo Flantsperpro".
What's wrong with the content?
content në fjalë ka mundësi të lartë të jetë gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA).

Transcripted video
“Me ndihmën e allahut, unë do ta shëroj diabetin tuaj brenda njëzet e katër orëve. Nëse nuk e shëroj, nesër do të heq dorë nga detyra ime. Unë jam Naim Tërnava dhe me besim do ta çliroj Kosovën nga kjo sëmundje e mallkuar përgjithmonë. Kam marrë një mëshirë të veçantë, një metodë unike që eleminon diabetin direkt në shtëpinë tuaj. Kjo metodë fillon të ulë sheqerin në gjak që në njëzet e katër orët e para. Jam aq i sigurt në rezultat, sa ju premtoj të paguaj një milion euro nga xhepi im, nëse metoda nuk funksionon. Thjesht duhet të shikoni një video të shkurtër ku do t’ju shpjegoj hollësisht këtë metodë të thjeshtë me ujë të kripur dhe besim të bekuar. Vëmendje! Video do të jetë e disponueshme vetëm për njëzet e katër orë. Klikoni menjëherë butonin “mëso më shumë” dhe shihni si mund t’ju shëroj allahu.”
Hibrid.info ka hulumtuar fillimisht në Facebook për të verifikuar nëse ekziston një llogari në emër të Tërnavës. Nga ky kërkim nuk është gjetur asnjë profil që identifikohet si llogari zyrtare e kreut të BIK-ut (shih here). Megjithatë, hibrid.info gjeti uebfaqen e tij personale. Aty nuk u gjet asnjë fakt që do të vërtetonte Tërnava promovon ndonjë ilaq për kurimin e diabetit (shih here).
Më pas, hulumtimi është zgjeruar në uebfaqen zyrtare dhe në faqen në Facebook të institucionit fetar që ai udhëheq. Në këto burime nuk është hasur asnjë qëndrim, deklaratë apo informacion që do të konfirmonte përmbajtjen e trajtuar, apo pretendimet e paraqitura në postim (shih here and here).
Për të gjetur nëse kjo përmbajtje mund të jetë publikuar diku tjetër, po ashtu u kontrollua përmes programit të automatizuar të kërkimit “InVID”. Por diçka e ngjashme nuk u gjet.
Për shkak të panatyrshmërisë së vërejtur në përmbajtje, videoja është analizuar edhe përmes veglës “HiveModeration.com”, me qëllim të vlerësimit të mundshëm të gjenerimit apo manipulimit të saj me teknologji artificiale.
Analiza e realizuar përmes kësaj vegle ka treguar një probabilitet të lartë që audio të jetë gjeneruar me inteligjencë artificiale (IA).

Nisur nga ky shkas, hibrid.info fillimisht analizoi drejtpërdrejt faqen publikuese në Facebook për të parë nëse videoja e montuar me inteligjencë artificiale (Deepfake) figuronte si përmbajtje në hapësirën e llogarisë.
Pasi u vërtetua se ky postim specifik nuk figuronte në profilin e faqes, verifikimi u zhvendos në Librarinë e Reklamave të Metës (Meta Ad Library). Nga ky kërkim i dytë rezultoi se faqja në fjalë është aktive në përdorimin e reklamave të paguara për fushata të tjera. Megjithatë, kjo video specifike mungon në mesin e reklamave të paguara në Kosovë (shih here).
Në kuadër të hulumtimit është verifikuar edhe faqja që ka shpërndarë përmbajtjen. Në informacionet e saj është konstatuar se ajo mban emrin “Satslospejo Flantsperpro”, e kategorizuar si biznes lokal dhe e krijuar më 17 qershor 2026. Faqja rezulton të jetë aktive në shpërndarjen e reklamave, çka tregon se përdoret për qëllime promovuese. Kjo YOUR nuk ka asnjë postim të shfaqur.

Por, cili është roli i BIK-ut si institucion fetar dhe cila është përgatitja profesionale e Naim Tërnava si udhëheqës?
in website e këtij institucioni shkruan se Bashkësia Islame e Kosovës është institucion i pavarur i myslimanëve te Republikës së Kosovës dhe të Luginës së Preshevës. “Kjo bashkësi ka për qëllim organizimin e jetës fetare islame të myslimanëve në Kosovë. Bashkesia Islame e Kosovës është ideatore, bartëse, prezantuese, predikuese dhe realizuese e jetës fetare islame në Kosovë”, thuhet në uebfaqe, te seksioni “Rreth nesh”.
Meanwhile, for the biography e Tërnavës, shkruan se ai është myfti i Kosovës dhe udhëheqës i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që nga viti 2003. Ai ka përfunduar studimet në fushën e teologjisë islame në Universitetin “Al-Azhar” në Kajro dhe ka ushtruar funksione të ndryshme brenda sistemit të BIK-ut, përfshirë imamatin, drejtimin e Medresesë “Alaudin” dhe angazhimin akademik si ligjërues në lëndë të studimeve islame.
Çka do të thotë se as BIK-u dhe as Naim Tërnava, përveç që nuk e kanë publikuar përmbajtjen në fjalë, po ashtu nuk kanë funksione apo kompetenca në fushën e mjekësisë.
Për këtë arsye, hibrid.info kontrolloi në burimet e informimit të institucioneve përkatëse.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetetësisë (OBSH), diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nuk e përdor siç duhet atë. Insulina është hormon që rregullon nivelin e sheqerit (glukozës) në gjak. Kur kjo çrregullohet, sheqeri rritet në gjak dhe me kalimin e kohës mund të dëmtojë zemrën, veshkat, sytë dhe nervat.
Organizata thekson se diabeti nuk shërohet plotësisht në shumicën e rasteve, por mund të kontrollohet dhe të menaxhohet (shih here).
Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thotë se diabeti është sëmundje kronike jo ngjitëse që karakterizohet me rritjen e nivelit të sheqerit (glukozës) në gjak si pasojë e çrregullimit të prodhimit ose funksionimit të insulinës në organizëm. Instituti nënvizon se diabeti mund të parandalohet dhe menaxhohet përmes aktivitetit fizik, ushqyerjes së shëndetshme, mbajtjes së peshës trupore, shmangies së duhanit dhe alkoolit, menaxhimit të stresit, kontrolleve të rregullta mjekësore dhe marrjes së terapisë sipas udhëzimeve mjekësore (shih here).
Në këtë kontekst, përmbajtja e trajtuar bie në kundërshtim me udhëzimet e IKSHPK dhe OBSH, pasi paraqet pretendime për “shërim të plotë brenda 24 orëve” dhe zgjidhje jo-mjekësore, të cilat nuk mbështeten nga asnjë autoritet shëndetësor.
Analyze:
Titulli dhe video-materiali i publikuar paraqesin pretendimin se kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, premton një metodë për shërimin e plotë të diabetit brenda 24 orëve.
Nga verifikimi i fakteve dhe analizimi i materialit me vegla të inteligjencës artificiale (si HiveModeration), rezulton se videoja është e manipuluar dhe audio është gjeneruar përmes IA.
Për më tepër, faqja publikuese është e dyshimtë, nuk ka postime organike dhe e shfrytëzon Librarinë e Reklamave të Metës për qëllime promovuese.
Gjithashtu, pretendimet e paraqitura bien në kundërshtim të plotë edhe me autoritetet shëndetësore (OBSH dhe IKSHPK), të cilat konfirmojnë se diabeti është sëmundje kronike që nuk shërohet brenda 24 orëve.
Therefore, based on the working methodology, hibrid.info assesses this content as "Fraud".
Reasoning:
The “Deception” rating is given to informational content that is manipulated in terms of visual (deepfake, cheapfake), audio, or textual content to deceive the audience. This form of deception is usually used to produce false and manipulated content.