[email protected]
Gruaja me fotografi e identitet të rremë, pretendohet se po e shpërndanë pasurinë e saj
shape
shape
shape

Dy llogari në Facebook “Maria Thérèse valdez” dhe “Don Monique” kanë publikuar një postim me fotografinë e një gruaje, me anë të së cilës kanë pretenduar ta ndërtojnë një histori të sajuar, gjoja se personi që shihet në këtë imazh është Kimete Nikqi nga Kosova, por që aktualisht jeton në Francë.

Në këtë histori të sajuar thuhet se kjo grua ka vendosur që të ndajë pasurinë e saj, duke qenë se vuan nga një sëmundje.

Kjo histori e sajuar është shpërndarë edhe më herët nga llogari tjera në Facebook. Njërën nga këto llogari e ka trajtuar hibrid.info. (shih këtu)


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga llogaritë “Maria Thérèse valdez” dhe “Don Monique”:

https://www.facebook.com/profile.php?id=100090831265693

https://www.facebook.com/profile.php?id=100089890813419


Postimi i publikuar në Fcebook nga llogaritë “Maria Thérèse valdez”:

Përshëndetje, po e ndaj këtë informacion sepse dua të dhuroj pensionin tim të pensionit Me sa duket unë kam kancer në tru në terminal, kështu që dua të dhuroj 300,000 euro nga pasuria ime.  Kërkoj përfitues për të mirën time.  Quhem kimete nikqi, vij nga Kosova por jam shtruar në Francë ku kam kaluar ditët e fundit.  Nëse jeni të interesuar, mos hezitoni të më kontaktoni. Klikoni në llogarinë time WhatsApp 👉👉👉https://wa.me//+22959446772


Nga ajo që arrihet të kuptohet pëmes shpalljes, shihet se tregimi është trilluar në atë formë që të duket se gruaja me identitetin e rremë, Kimete Nikqi, është e sëmurë nga kanceri, është nga Kosova dhe jeton në Francë. Sipas kësaj shpalljeje, gjithashtu ndërtohet një histori e trilluar që pretendon se kjo grua me identitet të rremë dëshiron të ndajë pasurinë e sajë, duke qenë se vuan nga kanceri.

Llogaria me emrin “Maria Thérèse valdez” me anë të historisë së sajuar, pretendon se personat e interesuar për të marr pasurinë e kësaj gruaje, duhet të kontaktojnë përmes një numri në aplikacionin “WhatsApp”, i cili fillon me prefiksin +22.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se publikimet që paraqesin numra kontaktues që fillojnë me këtë prefiks, mund të jenë lehtësisht mashtrime.

Histori të tilla të trilluara me numra kontaktues që fillojnë me prefiksin +22, ka trajtuar më parë edhe kontrolluesit e fakteve nga Bolivia, boliviaverifica.bo që, sikurse hibrid.info, janë anëtarë të verifikuar të Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve (IFCN). Në trajtimin e bërë nga ky kontrollues i fakteve qartësohet se thirrjet e bëra në numrat e paraqitur brenda historive të tilla të trilluara, përfundojnë me para të shpenzuara (vjedhura) nga krediti në telefon. (shih këtu)


Fakt tjetër shtesë që dëshmon se numri i vënë në në këto shpallje me histori të trilluara nuk ndërlidhen me shtetin e Francës (që përmendet në historinë e sajuar), është prefiksi +22. Pra ky prefiks u konstatua që është i shtetit afrikan, Senegalit (këtu), përderisa Franca ka prefikin +33 (këtu).


Analiza:

Nga procesi i kontrollit të fakteve dhe trajtimi i tyre u kuptua se pretendimi i bërë në këtë postim është tërësisht i sajuar. Pra ky postim i bërë nga llogaritë “Maria Thérèse valdez” dhe “Don Monique” në Facebook është një histori e trilluar e bazuar në fotografi false. Kjo faqe në këtë njoftim ka pretenduar rrejshëm se gruaja është Kimete Nikqi nga Kosova.

Llogaria “Maria Thérèse valdez” ka vënë një numër telefoni, që fton të interesuarit për të marr pasurinë e gruas. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, është gjetur se numrat e telefonit që nisin me prefiksin +22 janë mashtrime.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim/njoftim si “Mashtrim”.

Share With Others