[email protected]
Në titull nuk sqarohet se ngjarja ka ndodhur në Pakistan
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Të paktën 24 të vrarë nga shpërthimi i bombës në stacion treni” mban titullin një artikull i publikuar nga portali në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info” të shtunën (9 nëntor).

Artikulli u shpërnda me të njëjtin titull edhe në faqen e këtij mediumi në Facebook. Artikulli u ilustrua me një imazh në të cilin shkruan “LAJMI I FUNDIT”.


Çka nuk shkon me këtë artikull?

Për dallim nga përmbajtja e artikullit që tregon se rasti ka ndodhur në Pakistan, titulli nuk e tregon vendin e ngjarjes.

Mediumi që ka publikuar tekstin është i regjistruar në Kosovë, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) dhe ka shumicën e lexuesve shqipfolës (këtu), andaj edhe mosqartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja, mund të bëjë që audienca ta lexojë lajmin si ngjarje të ndodhur në hapësirat shqipfolëse.

Artikulli në përmbajtje tregon se një bombë ka shpërthyer në një stacion treni në jugperëndim të Pakistanit. E se si pasojë kanë vdekur të paktën 24 njerëz dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur. Duke verifikuar përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se përmbajtja e njëjtë është publikuar më herët në “evropaelire.org”, e që në titull ka treguar për vendndodhjen e ngjarjes.

Se ngjarja ka ndodhur në Pakistan, hibrid.info ka arritur të gjejë informata edhe në mediume kredibile ndërkombëtare si “reuters.com” e “apnews.com”.


Analiza:

Portali “Kosova Sot” ka publikuar një artikull me titullin “Të paktën 24 të vrarë nga shpërthimi i bombës në stacion treni”.

Megjithatë, titulli nuk e tregon vendin e ngjarjes, e që ka ndodhur në Pakistan dhe kjo merret vesh brenda artikullit.

Për shkak se mediumi i ka shumicën e lexuesve shqipfolës mund të ndodhë që audienca ta lexojë lajmin si ngjarje të ndodhur në hapësirat shqipfolëse.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait’.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others

Translate »