info@hibrid.info
Pamjet nuk shfaqin testimin e dronëve “Bayraktar” në Kosovë
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Është publikuar një video-material me pretendimin se pamjet paraqesin dronët Bayraktar duke u testuar në Kosovë.

Videoja me këtë pretendim është publikuar dje (15 maj) në TikTok nga llogaria “Kosovo_army1”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se pretendimi është i rremë. Videoja është realizuar vitin e kaluar në Turqi.


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info gjeti se pamjet janë publikuar me datë 25 maj nga Selçuk Bayraktar, kryetari i Bordit të kompanisë “Baykar” që prodhon edhe dronët Bayraktar. (shih këtu)

Në këtë video sqarohet se pamjet paraqesin dronët e tipit Bayraktar TB2 dhe Bayraktar Akıncı gjatë një stërvitje.

Hibrid.info gjeti edhe një artikull të publikuar në mediumin turk “turkiyegazetesi.com.tr” në të cilin gjendet edhe ky video-material.

Në përmbajtje të artikullit thuhet se pamjet janë nga stërvitja ushtarake e Turqisë EFES-2024, në të cilën morën pjesë 47 kompani të industrisë së mbrojtjes, si dhe Forcat e Armatosura Turke. (shih këtu)


Kjo përmbajtje e rreme e publikuar në TikTok, u trajtua nga hibrid.info me arsyen se e njëjta ka arritur që për vetëm një ditë të grumbullojë afër 84 mijë shikime dhe 189 komente.


Analiza:

Një video e publikuar më 15 maj në TikTok nga llogaria “Kosovo_army1”, pretendonte se tregonte dronët Bayraktar duke u testuar në Kosovë.

Pas verifikimit nga hibrid.info, u konfirmua se pretendimi është i rremë dhe se videoja është realizuar në Turqi gjatë një stërvitjeje ushtarake EFES-2024.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerës këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others