Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pretendim pa fakte se policia e Kosovës po monton armatim në Jarinjë në prezencë të KFOR-it

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Në Jarinjë aktualisht forca të FIT-it, 7 autoblinda në të cilat po montojnë armatim Brownings, janë ngritur dronë, KFOR-i prezent”, thuhet në postimin e publikuar në median sociale Telegram.

Ky postim u gjet i publikuar dje (11 shkurt) në Telegram nga kanali në gjuhën serbe “КОРИДОР” (KORIDOR).

Verifikimi

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar nga burime zyrtare apo media kredibile në lidhje me pretendimin e lartcekur.

Po ashtu, ky pretendim i bërë nga llogaria në gjuhën serbe nuk ofron asnjë fakt që do ta mbështeste atë.


Në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook nuk ka asnjë njoftim për ndonjë aksion të policisë së bashku me KFOR-in në Jarinjë.

Ndërsa në faqen zyrtare të KFOR-it në Facebook, është gjetur një postim i datës 8 shkurt që tregon për një patrullë ajrore të kryer përgjatë kufirit verior të Kosovës me Serbinë.

“Task-Forca Amerikane e Aviacionit dhe Komisioni i Përbashkët i Zbatimit (JIC), ushtarë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë ajrore përgjatë vijës kufitare administrative (ABL) në veri të Kosovës”, thuhet në postimin e KFOR-it në Facebook.


Analiza:

Një llogari në gjuhën serbe në Telegram ka pretenduar pa fakte se në Jarinjë forcat policore të Kosovës FIT po montojnë armatim dhe po ngritin dronë në prezencë të KFOR-it.

Një informacion i tillë nuk është gjetur i publikuar nga burime zyrtare apo media kredibile.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere