Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet deklaratë e rreme që i atribuohet Hashim Thaçit

FESTIM RIZANAJ

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Pretendimi se Hashim Thaçi ka paralajmëruar se me kthimin në Kosovë edhe rrëzimin e Kurtit është i rremë.

Një postim i publikuar në grupin e Facebook-ut “Lajmi Fundit”, nga profili “Kosova Sod”, pretendon se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do të kthehet së shpejti në Kosovë dhe do ta rrëzojë nga pushteti kryeministrin Albin Kurti.

Në imazhin e publikuar me postimin shkruhet: “LAJM QË TRONDIT KREJT KOSOVËN!”, ndërsa pretendohet se Hashim Thaçi, në një video, ka thënë: “Do të vi në Kosovë shumë shpejt dhe do ta rrëzoj Albin Kurtin bashkë me ekipin e tij.”

Çka dihet për këtë post?

Deri në shkrimin e këtij artikulli, ky pëlqim ka marrë 73 pëlqime, 46 komente dhe 5 shpërndarje. Megjithatë, nuk ka dëshmi që Hashim Thaçi e ka bërë këtë deklaratë.

Postimi nuk ofron burim të besueshëm për deklaratën dhe videoja që pretendohet se e dëshmon atë nuk përputhet me përmbajtjen e pretenduar.

Vegëza e vendosur në postim çon në një video krejtësisht të palidhur me Hashim Thaçin. Adresa e YouTube-it hap një video me titullin “First Steps Song for Babies | Baby Walking Song | Toddler Learning Songs | Nursery Rhymes”, pra një përmbajtje për fëmijë, dhe jo një video politike apo deklaratë të Hashim Thaçit.

Profili “Kosova Sod” i cili e ka bërë këtë postim, është krijuar në Facebook më 17 gusht 2026, ndërsa të dhënat e profilit tregojnë se është përditësuar së fundmi. Ndërsa grupi në Facebook me emrin “Lajmi fundit” është grup publik me 5400 ndjekës.

Mospërputhja e linkut me pretendimin është veçanërisht domethënëse. Në vend që të ofrohet videoja origjinale që pretendohet se përmban deklaratën, përdoruesit i ofrohet një lidhje që çon në një material krejt tjetër. Kjo mund të përshkruhet si “deceptive linking”, ose përdorim mashtrues i lidhjeve, ku një URL paraqitet si dëshmi për një pretendim, ndonëse destinacioni i saj nuk e mbështet atë pretendim.


Analiza:

Nuk ka dëshmi se Hashim Thaçi ka deklaruar se do të kthehet në Kosovë “shumë shpejt” dhe se “do ta rrëzojë Albin Kurtin”.

Për më tepër, vegëza e vendosur si “provë” në postim çon në një video për fëmijë dhe nuk ka lidhje me pretendimin.

Bazuar në metodologjinë e punës së hibrid.info, pretendimi vlerësohet si i “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere