[email protected]
Publikohet raport i vjetër me titull të rremë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë  me përmbajtje në gjuhën shqipe “Lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull “URIME Ligji hyri ne fuqi, pensionimi i me hershem tani me prej moshes…”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili është vërtetuar se përmban titull të sajuar pasi nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimit, Hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull, i cili është një raport i muajit shkurt të vitit 2021 i publikuar nga Instituti GAP në Kosovë, i cili kishte rekomanduar politika për pensionim të parakohshëm të shërbyesve civil.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë se ka hyrë në fuqi një ligj i tillë në Kosovë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikullit.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Lajmet.trendliveg24.com”:

https://lajmet.trendliveg24.com/w/2021/12/16/urime-ligji-hyri-ne-fuqi-pensionimi-i-me-hershem-tani-me-prej-moshes/?fbclid=IwAR1vG-hxs3GkOAGILFrQBl4MSktyRGY4rMI4c_9SfUMS3u9v2ln1lnyXPnk

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës. (shih këtu)


Vegëzën e raportit të Institutit GAP lidhur me rekomandimin e politikave ku inkurajojnë pensionimin e parakohshëm mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “Lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një raport të vjetër të Institutit GAP, i cili kishte rekomanduar politika për pensionim të parakohshëm të shërbyesve civil.

Këtij artikulli i është vënë qëllimshëm titull i sajuar, se ka hyrë në fuqi ligji që mundëson pensionimin e më hershëm.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others