info@hibrid.info
Qindra llogari në emër të krerëve të shtetit në TikTok
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Në median sociale TikTok është vërejtur një fenomen në lidhje me hapjen e llogarive në emër të figurave politike në Kosovë.

Hibrid.info ka hulumtuar lidhur me llogaritë që mbajnë emrat e krerëve të shtetit të Kosovës, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Dimal Basha.

Rezultatet shfaqin qindra llogari të rreme që janë hapur në emër të tyre.

Llogaritë në emrin e Albin Kurtit

Hibrid.info ka kërkuar në TikTok me emrin “Albin Kurti” dhe rezultatet shfaqin dhjetëra llogari të hapura me emrin e kryeministrit në detyrë. (shih këtu)

Tri nga llogaritë me më së shumti ndjekës janë “albinkurti022” (mbi 16 mijë ndjekës), “albinkurti2410” (mbi 12 mijë ndjekës) dhe “albinkurti.lvv” (mbi 11 mijë ndjekës).

Tri videot me më shumë angazhim nga llogaria “albinkurti022” kalojën shifrën 1 milionë e 100 mijë shikime. (shih këtu, këtu dhe këtu). Videot me më shumë angazhim nga llogaria “albinkurti2410” kalojnë po ashtu shifrën 1 milionë e 100 mijë shikime. (shih këtu, këtu dhe këtu). Ndërsa, tri videot me më shumë angazhim nga llogaria “albinkurti.lvv” kalojnë shifrën 1 milionë e 300 mijë shikime. (shih këtu, këtu dhe këtu)

Duke u bazuar në rezultatet e kërkimeve, Kurti nuk ka llogari zyrtare në TikTok. I njëjti është aktiv në Facebook, Instagram dhe X.


Llogaritë në emrin e Vjosa Osmanit

Në emër të presidentes së Kosovës, në TikTok janë hasur dhjetëra llogari që mbajnë emrin e saj (Vjosa Osmani). Asnjë nga këto llogari nuk janë zyrtare ose që dihet se menaxhohen nga stafi i saj. (shih këtu)

Hibrid.info ka analizuar tri nga llogaritë me më së shumti ndjekës, të cilat mbajnë emrin e presidentes. “Vjosa Osmani 🇽🇰” numëron mbi 2 mijë e 700 ndjekës, “dr.vjosa.osmani.s” numëron mbi 1 mijë e 100 ndjekës, ndërsa “vjosa.osmanipres” ka mbi 1 mijë e 100 ndjekës.

Tri videot me më shumë angazhim nga llogaria “Vjosa Osmani 🇽🇰” kalojnë shifrën 170 mijë shikime. (shih këtu, këtu dhe këtu). Llogaria “dr.vjosa.osmani.s” aktualisht ka vetëm dy përmbajtje (imazhe) të publikuara. (shih këtu dhe këtu). Ndërsa, në llogarinë me emrin “vjosa.osmanipres”, tri videot me më së shumti angazhim e kalojnë shifrën e 100 mijë shikimeve. (shih këtu, këtu dhe këtu)

Bazuar në rezultatet e kërkimit, Osmani nuk ka llogari zyrtare në TikTok. Ajo ka llogari në Facebook, Instagram dhe X.


Llogaritë me emrin e Dimal Bashës

Krahas Kurtit e Osmanit, Basha ka llogari zyrtare në TikTok (shih këtu). Ai më 7 janar 2025 përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook kishte njoftuar se ka hapur llogari në TikTok.

Megjithatë, edhe në emrin e Bashës janë hasur dhjetëra llogari të hapura në TikTok. Shumica e tyre nuk kanë ndjekës (shih këtu), përveç njërës e cila ka mbi 500 ndjekës, por aktualisht nuk ka asnjë përmbajtje të publikuar. (shih këtu)


Rreth këtij fenomeni

Sipas një studimi të publikuar në maj të vitit 2025, “Coordinated Inauthentic Behavior on TikTok” (Sjellje e Koordinuar Jo-Autentike në TikTok), thuhet se “Llogaritë e koordinuara “jo autentike” krijohen dhe përdoren me synime strategjike, si shpërndarja e mesazheve politike, ndikimi në perceptimin publik, ose manipulimi i algoritmit të TikTok për amplifikim të gjerë”. Tutje, thuhet se kjo shpjegon edhe faktin pse shpesh shohim llogari që duken sikur janë “në emër të një politikani”, por në të vërtetë janë pjesë e një operacioni digjital të organizuar dhe jo të lidhura direkt me politikanin e përmendur.

Në studim thuhet edhe se sjellja e koordinuar jo-autentike bëhet problematike kur është mashtruese në natyrë, për shembull kur llogaritë jo-autentike paraqiten si individë të vërtetë ose kur manipulojnë vizibilitetin përmes ‘lojës’ me algoritmin.

Share With Others

Leave a Reply