Shkroi: Etrit Rexhepi
Publikohet një imazh që paraqet një sondazh në lidhje më përkrahjen qytetare të subjekteve politike në Kosovë, për të cilin pretendohet se është realizuar nga kompania amerikane SDGs Global Survey.
Përmbajtja që rendit partitë politike si vijon: PDK: 28.2%, VV:27.01%, LDK:24.5%, AAK:13.9 dhe subjektet tjera me 6.39% është publikuar dje (18 nëntor) nga një faqe në Facebook me emrin ”Universal”.
Por, cila është e vërteta?
Hulumtimi i hibrid.info nuk ka gjetur se një sondazh i tillë nuk është publikuar nga burime kredibile dhe nga kompania, së cilës i referohen në pretendim.
E njëjta përmbajtje është gjetur e publikuar nga një faqe në Facebook, me emrin “TV Papirus” dhe në TikTok nga dy llogari me emrat “partiademokratike88” dhe “universalks”.
Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës online të kërkimit “Google”, duke kërkuar me fjalët kyçe “sondazhi i fundit për zgjedhjet në Kosovë” dhe “PDK: 28.2%, VV:27.01%, LDK:24.5%, AAK:13.9 dhe subjektet tjera me 6.39%”. Mirëpo, rezultatet nuk shfaqin një sondazh të tillë.
Hibrid.info po ashtu ka kontrolluar edhe faqen e kompanisë, “Global Survey on Sustainability and the SDGs”, ku nuk është gjetur sondazhi për të cilin pretendohet.
Rreth sondazheve
Dy sondazhet për të cilat ka pasur publikime muajve të fundit janë ai i prillit, kur “reporteri.net” publikoi disa të dhëna për të cilat raportoi se janë marrë nga një sondazh i kryer nga kompania “UBO Consulting” dhe ai qershorit kur “albanianpost.com” publikoi sondazh të realizuar nga kompania “Source” në bashkëpunim me këtë portal. Të dhënat e dy sondazheve tregonin përqindje tjera.
Analiza:
Pretendimi se kompania amerikane SDGs Global Survey ka realizuar njw sondazh pwr mbwshtetjen popullore ndaj partive politike nw Kosovw, wshtw i pasaktw.
Hibrid.info nuk ka gjetur se sondazhi i pretenduar, wshtw realizuar nga kompania nw fjalw apo ndonjw kompani tjetwr.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.