Është publikuar një imazh që shfaq Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës me pamjen dhe mbishkrimin që paraqesin se ai ka marrë pjesë në protestat e të rinjve në Shqipëri.
Kjo përmbajtje është publikuar të premten (16 tetor) në TikTok nga llogaria me emrin “TRONEX” dhe është paraqitur si imitim i raportimit të televizonit “Klan”.
Али шта је истина?
Imazhi që paraqet pretendimin është i gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Deri në momentin e trajtimit, përmbajtja në fjalë ka marrë mbi 65 mijë shikime, më shumë se 2,700 pëlqime dhe mbi 300 komente. Nga përmbajtja e shumicës së komenteve, mund të vlerësohet se audienca ka gjasë ta perceptojë këtë përmbajtje si të besueshme.
Imazhi u verifikua nëpërmjet veglës online “Google Lens”. Rezultatet nuk shfaqën imazhe apo raportime që do të konfirmonin se kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në protestat në Tiranë (shih овде).
Më pas, për shkak se imazhi mban logon e televizionit Klan, hibrid.info ka kontrolluar në faqen në Facebook dhe në kanalin zyrtar të këtij mediumi. Nga publikimet, nuk është hasur ndonjë që do të vërtetonte pretendimin në fjalë (shih овде дхе овде).
Kontrollimi ka vazhduar edhe në faqen në Facebook të Kurtit. Nga postimet në këtë faqe, nuk vërtetohet se Kurti ishte prezent në këto protesta (shih овде).
Pretendimi u kontrollua drejtpërdrejtë përmes makinës së kërkimit “Google” me fjalë “albin kurti në protestë” (shih овде). Përveç artikujve që paraqesin opinione të ndryshme ku është vlerësuar se kryeministri Kurti mund të jetë pas protestave kundër qeverisë në Shqipëri, nuk janë gjetur artikuj ku është raportuar se kryeministri i Kosovës ishte në këto organizime.
Për shkak se asnjë nga këto konfirmime nuk gjeti dëshmi që mbështesin pretendimin, hibrid.info ka analizuar imazhin nëpërmjet “HiveModeration”, veglës onlinë që vlerëson nëse përmbajtjet audiovizuele janë të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.
Rezultatet e analizës paraqitën mundësi të lartë që imazhi të jetë gjeneruar nga kjo teknologji.

Анализа
Imazhi paraqet kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një pamje që imiton raportimin e televizionit “Klan”, duke krijuar përshtypjen se ai ka marrë pjesë në protestat e të rinjve në Shqipëri.
Megjithatë, kërkimet përmes “Google Lens” dhe “Google”, si dhe kontrollimi i publikimeve në kanalet zyrtare të televizionit “Klan” dhe të Albin Kurtit, nuk kanë gjetur dëshmi që mbështesin pretendimin.
Ndërkaq, analiza përmes veglës “HiveModeration” ka treguar mundësi të lartë që imazhi të jetë gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
Стога, на основу своје методологије рада, Hibrid.info оцењује овај садржај као „Лажне вести“.
образложење
Оцена „Лажне вести“ се даје информативном садржају који је у потпуности измишљен или који садржи чињенично нетачне тврдње или информације. Садржај који је оцењен као лажне вести може се дефинисати као садржај који је креиран и дистрибуиран са намером да се јавност дезинформише, тј. да се тврдња која је потпуно нетачна представи као чињеница.