Последњи | Које дезинформације се могу појавити након избора? Последњи | Демонстранти у Албанији нису скандирали „Волимо Албина Куртија“, већ „Дошли сте... Последњи | Недељни преглед: Лажне изборне анкете и видео снимци вештачке интелигенције, тврдње о… Последњи | Објављена лажна излазна анкета са злоупотребом имена француске компаније Последњи | Лажна тврдња о уклањању споменика „Цару Лазару“ након избора Последњи | Лажна анкета са именом организације која се пасивно појављује у ARBK-у Последњи | Лажна изјава приписана америчком званичнику у вези са изборима на Косову... Последњи | Вештачка интелигенција у политичким кампањама: између илустровања обећања… Последњи | Видео везан за изборе генерисан помоћу вештачке интелигенције Последњи | Децембарски видео се користи за манипулацију доласком дијаспоре на 7. изборе…
[ ЧЛАНАК ]

Које дезинформације се могу појавити након избора?

ETRIT REXHEPI

Në këtë tekst janë paraqitur narrativat e mundshme të keqinformatave që mund të shfaqen në periudhën pas përfundimit të zgjedhjeve, në këtë rast të atyre parlamentare që u mbajtën më 7 qershor, duke marrë për bazë trajtimet e përmbajtjeve keqinformuese në dy proceset e fundit politike në Kosovë.

Përmes analizës së rasteve të kaluara, lexuesit paralajmërohen për burimet dhe narrativat kryesore që pritet të përdoren për përhapjen e keqinformatave.

Situata politike që mund të nxit keqinformim

Periudha pas përfundimit të procesit votues, kur rezultatet zyrtare ende nuk janë certifikuar, krijon një vakum informativ. Kjo periudhë e pritjes për votat me postë, të atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, dhe bisedave për koalicione, shpesh shfrytëzohet nga faqe jokredibile për të përhapur keqinformata

Monitorimi i zgjedhjeve të kaluara në Kosovë, tregon se mashtrimet pas zgjedhjeve zakonisht ndjekin disa skenarë të përsëritur.

Skenarët e pritshëm:

Keqinformatat e trajtuara pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit

Për të parashikuar se çfarë lloj keqinformimesh mund të publikohen në ditët në vijim, hibrid.info ka analizuar përmbajtjet që janë trajtuara në dy periudha dyjavore pas zgjedhjeve, përkatësisht pas 9 shkurtit dhe pas 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Gjatë këtyre periudhave, hibrid.info ka trajtuar përmbajtje të ndryshme, duke përfshirë të tilla si shifra të sajuara të votave, tituj clickbait mbi dorëheqje apo marrëveshje koalicioni, riciklim të imazheve dhe videove të vjetra për të paraqitur koalicione të fshehta, citime të rreme të zyrtarëve vendorë e ndërkombëtarë, si dhe narrativa alarmuese për tjetërsim të vullnetit politik.

Për shembull, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ishte trajtuar një përmbajtje që pretendonte se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte siguruar 93.82% të votave me postë (shih овде). Po ashtu, ishin shpërndarë pretendime të parakohshme dhe të sajuara se gjoja tashmë “diheshin parakohe rezultatet e votave nga diaspora” (shih овде) apo se kandidatë të caktuar kishin pësuar debakël, si rasti i pretendimit të rremë se Ragip Xhaka i kishte marrë vetëm 34 vota në ato zgjedhje (shih овде).

Në rrafshin e negociatave dhe partneriteteve politike, ishin identifikuar përmbajtje me tituj që nuk e sqaronin kontekstin e plotë, si rasti kur ishte raportuar për dorëheqjen e një zyrtari të lartë të PDK-së, që në fakt i përkiste vetëm një dege të këtij subjekti në Gjermani (shih овде), apo kur supozimi i një gazetari në studio televizive paraqitej në tituj si marrëveshje e konfirmuar për kandidaten për president (shih овде) dhe rasti i një postimi në Facebook që nuk sqaronte se përmbajtja fliste për një koalicion lokal në Podujevë (shih овде),

Gjithashtu, ishte publikuar një pretendim i pasaktë për kufizimet ligjore të politikanëve, si rasti kur pretendohej se Fatmir Limaj nuk mund të marrë poste qeveritare nëse hyn në qeveri me Kurtin (shih овде).

Një pjesë e madhe e këtyre përmbajtjeve manipuluese kishin paraqitur edhe narrativa për takime e koalicione të fshehta. Në disa raste ishin përdorur materiale të vjetra vizuale për të paraqitur takime aktuale të liderëve, siç ishin fotografitë e vjetra që pretendonin se Ali Ahmeti u takua në Prishtinë me krerët e partive opozitare pas zgjedhjeve (shih овде), apo përdorimin e një videoje të vjetër përmes së cilës pretendohej rrejshëm se Kurti kishte vizituar zyrat e Listës Serbe për t’u koordinuar për formimin e qeverisë (shih овде). Ndërlidhja me Listën Serbe apo eksponentë të saj ishte pretenduar edhe në disa trajtime tjera, ku ishin shpërndarë deklarata të sajuara të presidentit serb Alleksandar Vuçiq, se qeverinë në Kosovë do ta formonte Lista Serbe me partitë që ishin në opozitë (shih овде) apo se edhe ai kishte kërkuar një koalicion të tillë (shih овде).

Në të njëjtën kohë, ishin publikuar edhe deklarata dhe qëndrime të manipuluara të liderëve shtetërorë dhe partnerëve ndërkombëtarë për të ndryshuar perceptimin mbi mbështetjen politike. Hibrid.info kishte verifikuar citime të rreme ku pretendohej se Vjosa Osmani, atë kohë në cilësinë e presidentes, kishte deklaruar se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV-së) ishte në të mirën e Kosovës (shih овде), se opinionisti Baton Haxhiu kishte thënë se LVV nuk mund ta bëjë qeverinë (shih овде), apo se Faton Peci kishte paralajmëruar grup të ri parlamentar nëse LVV nuk do ta mbështeste Osmanin për presidente (shih овде).

Ndërsa në rrafshin ndërkombëtar, ishte trajtuar një pretendim i rremë se ministri i jashtëm turk e kishte uruar Kurtin për fitore (shih овде) dhe ishte ripublikuar vlerësim i vjetër i Ambasadës Amerikane për situatën në veri të vendit, duke e paraqitur si aktuale (shih овде).

Gjithashtu, nuk munguan as narrativa alarmuese dhe dezinformata, kryesisht në gjuhën serbe nga zyrtarë si Petar Petkoviq, në të cilat pretendohej pa asnjë provë se po tentohej të tjetërsohej vullneti i qytetarëve serbë apo se ka pasur vjedhje të votave të po këtyre qytetarëve (shih овде дхе овде).

Parashikimi i burimeve dhe narrativave të mundshme keqinformuese

Bazuar në rastet e trajtuara nga hibrid.info pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit, burimet e mundshme të keqinformimit në ditët në vijim, mund të jenë faqet jokredibile, llogari të ndryshme në platformat e rrjeteve sociale (si TikTok dhe Facebook), dhe në disa raste edhe vetë mediat.

Nga këto burime pritet të publikohen dhe të dominojnë narrativat si: përhapja e rezultateve të rreme për subjektet politike apo kandidatë të caktuar, veçanërisht nga votat e diasporës, përpara se ato të bëhen publike zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Pretendime për arritjen e koalicioneve të fshehta qeverisëse dhe ndërlidhje të rreme të partive shqiptare me Listën Serbe dhe presidentin serb Vuçiq;

Pretendime pa prova konkrete për manipulime dhe vjedhje të vullnetit të qytetarëve;

Si dheatribuimin e deklaratave që liderët politikë nuk i kanë thënë asnjëherë.

закључак

Për të shmangur ndikimin e keqinformimit dhe për të pasur një pasqyrë të saktë të zhvillimeve politike post-zgjedhore, është thelbësore që: të mos u besohet shifrave apo përqindjeve që nuk janë të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (në deklarime publike, në ueb-faqen zyrtare, në faqet zyrtare nëpër rrjete sociale); të verifikohen deklaratat e liderëve apo institucioneve tjera, drejtpërdrejtë në profilet e tyre të verifikuara ose përmes mediave me kredibilitet të lartë; të analizohet me kritikë çdo video e shkurtër në rrjetet sociale, duke kontrolluar datën origjinale të ngjarjes përpara se ajo të merret si e mirëqenë; të kuptohet konteksti i videove të shkurtra të shpërndara nëpër rrjete sociale, pasi në shumë raste videot e deklaratave publike të zyrtarëve politikë shkurtohen, montohen dhe manipulohen qëllimshëm për të paraqitur qëndrimet e tyre për çështje të caktuara me deklarata që nuk ndërlidhen me ato çështje të pretenduara.

Рапорто

Помозите нам да се побољшамо тако што ћете пријавити своје проблеме или предлоге.

0 / минимум 10 карактера